Connect with us

Formula 1

Max Verstappen: Mund ta mund Hamilton, ai nuk është një Zot!

verstappen

Piloti i skuderisë Red Bull, Max Verstappen mendon se mund të triumfojë në garën për titull kampion këtë vit në Formula 1. 22 vjeçari ka thënë se mund t’ia dalë mbanë të fitojë ndaj Lewis Hamilton garën për titull kampion, por kjo varet shumë dhe nga makina.

Piloti i Red Bull ka deklaruar:

“Lewis është me të vërtetë një pilot shumë i mirë. Mbase një nga më të mirët e të gjitha kohërave, por nuk është një zot! Mbase Zoti është me të, por ai nuk është një zot. Unë besoj se mund ta mund Hamilton, por kjo gjë varet shumë dhe nga makina sigurisht”

Max Verstappen beson se në qoftë se Red Bull do të kishte ushtruar më shumë presion ndaj rivalëve të Mercedes vitin e kaluar, gjërat do të ishin shumë më të lehta për ta.

“Kur nuk ushtron presion gjërat janë shumë më të thjeshta për atë që udhëheq renditjen. Gjithashtu gabimet janë të pakta. Unë dua që të vëmë nën presion që në fillim të sezonit dhe në çdo garë Mercedes.

Atëherë po që mund të konsiderohet një sfidë. Unë jam i bindur se kur ne punojmë të gjithë së bashku, si një skuadër, qëndrojmë më lart se skuderitë e tjera. Këtë gjë e provuam vjet në Brazil por dhe në Gjermani.”, ka thënë piloti i Red Bull.

Max Verstappen rinovoi kontratën e tij me Red Bull dhjetorin e kaluar. Piloti i ri do të jetë pjesë e Red Bull të paktën deri në vitin 2023. Një lëvizje kjo e ngjashme me atë të Charles Leclerc te Ferrari. Leclerc gjithashtu rinovoi me “Kokëkuqen” deri në vitin 2024. 

Ndërkohë ndryshe paraqitet situata për Lewis Hamilton. Nga britaniku nuk kemi ende lajme të reja në lidhje me një kontratë të re mes tij dhe Mercedes.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Formula 1