Connect with us

Formula 1

Charles Leclerc deri në 2024-ën me Ferrari

Charles Leclerc

Piloti 22 vjeçar, Charles Leclerc, ka firmosur një kontratë të re deri në vitin 2024 me Ferrarin. Një lajm emocionues për fansat e Formula 1, por dhe vet pilotin e ri nga Monaco.

Për Leclerc sezoni i vitit 2019 ishte i pari me Ferrari. Ai zëvëndësoi Kimi Raikkonen si pilot i skuderisë “kokëkuqe”, dhe performancat e tij ishin mjaft pozitive. Charles Leclerc e mbylli i katërti renditjen e Formula 1 vitin e kaluar, duke lënë pas dhe shokun e tij të skuadrës Sebastian Vettel.

Djaloshi nga Monaco ishte mesatarisht 0.111 sekonda më i shpejtë se Vettel. Ai fitoi çmimin e madh të Italisë dhe të Belgjikës, dhe gjithashtu ishte 7 herë në “pole-position”. Më shumë se çdo pilot tjetër.

Duket se të gjitha këto kanë bindur drejtuesit e Ferrarit për zgjatjen e kontratës.

“Me çdo garë që lamë pas këtë vit, dëshira jonë për të zgjatur kontratën me Leclerc u bë më e qartë. Jemi shumë të lumtur që ai do të jetë me ne deri në vitin 2024.”, ishin këtë fjalët e Mattia Binotto, nga skuderia e Ferrarit.

Vet Charles Leclerc komentoi vendimin për zgjatjen e bashkëpunimit me Ferrari në Twitter. 

“Jam shumë mirënjohës që jam në gjendje të garoj për këtë skuadër. Kam mësuar shumë gjëra vitin e kaluar. Mendoj se është një nisje e mirë për të ndërtuar një marrëdhënie solide në vitet në vijim.”

Piloti i ri iu bashkua akademisë së Ferrarit në vitin 2016 dhe bëri debutimin e tij në Formula 1 në 2018-ën. Pikërisht me skuadrën e Alfa Romeo (nën operimin e Sauber Motorsport AG). Leclerc e mbylli kampionatin në vendin e 13-të atë vit. 

Ndërkohë prespektiva e re, nën markën legjendare të Ferrarit, duket edhe më premtuese për pilotin e ri. Të gjithë adhuruesit e “kokëkuqes” presin që Charles Leclerc të ecë në hapat e legjendës gjermane, Michael Schumacher…

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Formula 1