Connect with us

Formula 1

Lewis Hamilton: Ende asnjë marrëveshje me Mercedes

hamilton

Kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton ka deklaruar se ende nuk ka bisedime mes tij dhe Mercedes për një kontratë të re.

Bashkëpunimi mes 6 herë kampionit të botës dhe Mercedes mbaron në fund të këtij sezoni dhe asgjë nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë pas 2020-ës. Ndërkaq, Ferrari ka pranuar prej kohësh se është në bisedime me pilotin britanik.

Në momentet që flasim Lewis Hamilton është duke shijuar pushimet e tij larg adrenalinës së shpejtësisë. Ylli i Formula 1 ka hedhur video në rrjetet e tij sociale ku shfaqet së bashku me babain e tij, Anthony, në një ishull tropikal.

Kampioni i Formula 1 ka hedhur poshtë disa raportime false të mediave italiane sipas të cilave negociatat mes tij dhe Mercedes kanë dështuar. Qëndrimi më i qartë që Hamilton ka bërë deri më tani mbi këtë çështje është ai i bërë publik në Abu Dhabi.

Piloti britanik ka thënë:

“Më pëlqen këtu ku jam dhe sigurisht që nuk do të jetë vendim i çastit të largohem diku tjetër. Duhet të mendohem gjatë. Unë dua gjithmonë të triumfoj. Nuk mund tju them me siguri se çfarë do të ndodhë.”

Negociatat për një marrëveshje të re gjithmonë bëhen në takime ballë për ballë. Kështu ka ndodhur dhe më parë mes Hamilton dhe Toto Wolff. Bisedimet bëhen zakonisht pas pushimeve të dimrit dhe pjesës së shkurtër përgatitore. Ky pritet të jetë rasti dhe këtë vit.

Në fund të muajit shkurt, me shumë mundësi do të kemi një pasqyrë më të qartë për të ardhmen e Lewis Hamilton në Formula 1. Këtë sezon britaniku ka shansin të barazojë legjendën Michael Schumacher duke fituar titullin e tij të shtatë kampion në karrierë.

Të gjitha këto na lënë të kuptojmë se ky do të jetë një vit mjaft i rëndësishëm për Hamilton. Britaniku ka një shans të artë në duart e tij dhe duhet t’i bëjë llogaritë mirë.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Formula 1