Connect with us

Formula 1

Mercedes prezanton look-un e ri për Formula 1 2020

mercedes

Gjigandët e Mercedes kanë prezantuar dizajnin e ri të makinës së tyre për sezonin 2020 në Formula 1. Skuderia që ka dominuar vitet e fundit sportin e shpejtësisë gjithashtu prezantoi sponsorin e tyre kryesor për këtë sezon, Ineos. Logoja e sponsorit gjendet e stampuar në krahët parësorë të makinës.

Mercedes ka eksperimentuar më shumë me ngjyrën e kuqe këtë vit. Ndërkaq për pjesën më të madhe të dizajnit drejtuesit e skuderisë i kanë qëndruar besnikë ngjyrës së zezë, asaj të argjendtë si dhe te gjelbrës. Ngjyra këto që kanë shoqëruar Mercedes që prej fillimit të epokës hibride në Formula 1.

mercedes

Prezantimi i look-ut të ri nga Mercedes i paraprin një jave me plot emocione për fansat e Formula 1 në të gjithë botën. Pas modeleve, skuderitë do të prezantojnë tashmë vet makinat e reja për sezonin 2020. Sigurisht Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas do të demonstrojnë për fansat në pistën e Silvertstone atë çka mund të bëjë Mercedesi i ri.

mercedes formula 1

Testet para fillimit të sezonit fillojnë në 19 shkurt, ndërsa sezoni i ri i F1 do të startojë me çmimin e madh të Australisë në datë 15 mars. 

Për sa i përket partnerëve të rinj të Mercedes, Ineos ka rënë dakord për një kontratë 5 vjeçare me gjigandët e Formula 1. Shefi i Mercedes, Toto Wolff është shprehur mjaft entuziast për bashkëpunimin e ri, duke thënë se të dyja kompanitë ndajnë të njejtin vizon për të ardhmen.

Toto Wolff gjithashtu hoqi dyshimet se Mercedes mund të heqë dorë nga pjesëmarrja në Formula 1. Këto fjalë kanë qarkulluar në media pasi skuderia ende nuk ka rinovuar kontratën që skadon në 2021 me drejtuesit e Formula 1, Liberty Media.

Por, shefi i Mercedes është shprehur se partneriteti i ri me Ineos është një tjetër tregues se Mercedes do të qëndrojë në sportin e Formula 1 për një kohë të gjatë.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Formula 1