Connect with us

Formula 1

Max Verstappen deri në 2023 me Red Bull

Max Verstappen, piloti 22 vjeçar i skuderisë Red Bull në Formula 1, ka nënshkruar zgjatjen e kontratës së tij, deri në vitin 2023.

Piloti hollandez, por i lindur në Belgjikë ka qënë pjesë e Red Bull që në vitin 2016. Në lidhje me zgjatjen e kontratës, Verstappen është shprehur mjaft entuziast. Ai ka deklaruar për mediat:

“Red Bull besoi te unë dhe më dha mundësinë të garoja në Formula 1. Për këtë u jam gjithmonë mirënjohës. Dua të fitoj shumë gara këtu, dhe objektivi ynë është sigurisht të luftojmë për një titull kampion së bashku.”

Në 2016, Max Verstappen u bë piloti më i ri që fiton një çmim të madh (grand prix), duke fituar çmimin e madh të Spanjës. Sezonin që lamë pas, Verstappen u rendit i treti në garën për titull, pas kampionit Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas në vendin e dytë. Të gjitha këto, duket se kanë bindur drejtuesit e Red Bull që të zgjasin bashkëpunimin me talentin 22 vjeçar.

Ky zyrtarizim shërbeu dhe për t’i dhënë fund njer e mirë zërave për një transferim të mundshëm të Verstappen te Mercedes apo Ferrari. Drejtori i skuderisë Red Bull u shpreh për zgjatjen e kontratës me pilotin:

“Max e ka provuar disa herë se është një aset shumë i rëndësishëm për ne. Ai gjithashtu beson tek partneriteti jonë me Honda dhe jemi shumë të lumtur për zgjatjen e kontratës me të.

Ndryshimet e parashikuara në vitin 2021 do të jenë sfidë për të gjithë ne prandaj vazhdimësia në sa më shumë aspekte është kyç”

Max Verstappen i bashkangjitet kështu Charles Leclerc, i cili nga ana e tij firmosi zgjatjen e partneritetit me Ferrari.

Duket se në vitet në vijim, Formula 1 do të jetë arena e perballjes së dy talenteve më premtues të kësaj dekade. Adrenalina në sportin e shpejtësisë sa vjen e rritet…

Burimi: BBC Sport

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Formula 1