Connect with us

Futboll

Cristiano Ronaldo mund ta mbyllë karrierën tek Juventus

cristiano Ronaldo

Dominimi që Cristiano Ronaldo dhe Messi kanë pasur në futboll për më shumë se 10 vite rradhazi ka qenë dicka e paprecedent.  Cdo futbolldashës do të dëshironte ti shihte përjetësisht në fushë duke shënuar dhe dhuruar spektakël.

Fatkeqësisht realiteti nuk mund të jetë i tillë. Të dy futbollistët po i drejtohen fazës së fundit të karrierës dhe momenti i pashmangshëm i largimit të tyre nga futbolli i luajtur po afron.

Për sa i përket Cristiano Ronaldo, portugezi do të mbushë 35-vjec në muajin shkurt. Ai është ende duke luajtur në nivele të larta  tek Juventus me të cilët fitoi Serie A sezonin e shkuar dhe  vazhdon të ketë objektiva madhorë edhe këtë sezon.

Megjithatë agjenti i tij, Jorge Mendes, do të deklaronte ditët e fundit se është e mundur që Ronaldo ta mbyllë karrierën tek Juventus në Serie A. Kontrata e yllit portugez me Juventus përfundon në vitin 2022 kur ai do të jetë 37-vjec. Mendes ka thënë se klienti i tij është i lumtur në Torino dhe ska asnjë dëshirë për tu larguar.

Gjatë fjalëve të tij, Mendes përmendi edhe trajnerin e Juventus, Mauricio Sarri, me të cilin u përfol se Cristiano Ronaldo mund të kish pasur probleme.

“Tek Juventus Ronaldo është i lumtur, ka një trajner të madh. Po, është e mundur ta mbyllë karrierën tek Juventus, ai ka një kontratë me ta.”

“Treshja e sulmit me Dybala dhe Higuain? Është Sarri që e vendos këtë”

Cilido që mund të jetë pozicioni personal i një fansi të futbollit në lidhje me Cristiano Ronaldo, askush nuk mund të mohojë atë që ai ka arritur. Tituj të fituar në Premier League, La Liga, Serie A dhe plot 5 Champions League, kompeticion në të cilin është edhe golashënuesi më i mirë në histori.

Debati për më të mirin mes tij dhe Messi do të vazhdojë përjetësisht në futboll, por ndoshta në këtë pikë, kur të dy po i drejtohen fundit të karrierës, do të ishte më mirë të rreshtim së krahasuari dhe të shijojmë vitet që kanë mbetur me ta në fushën e blertë.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Cristiano Ronaldo në një film ?! Ja planet e CR7 - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll