Connect with us

Futboll

Zlatan drejt rinovimit – Maldini sqaron situatën

Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic mund të rinovojë dhe për një tjetër vit me Milan. Ky është lajmi që vjen nga Italia, teksa drejtori teknik i kuqezinjëve, Paolo Maldini, beson fort se sulmuesi suedez është ende një aset mjaft i çmuar për klubin. Ibra është tashmë në vitin e tretë të kontratës me Milan, e gjitha falë aftësive të tij të jashtëzakonshme në fushën e blertë.

Veterani ka shënuar deri më tani 36 gola në 66 ndeshje për gjigandët e Serie A. Sulmuesi do të mbushë 41 vjeç në tetor, duke sfiduar kështu logjikën e fansave dhe analistëve sportivë. Duke qënë se kontrata e tij aktuale skadon në verë, raportime të ndryshme në Itali e kanë linkuar suedezin me një largim të mundshëm nga Italia.

Por legjenda e Milan, Paolo Maldini, i ka kundërshtuar këto raportime. Ish-mbrojtësi i kombëtares italiane beson se Ibra do të vazhdojë të jetë një lojtar kyç tek Milan, dhe se është vet dëshira e futbollistit që të qëndrojë të paktën dhe 1 vit me kuqezinjtë. Maldini tha:

“Zlatan e di se çfarë do. Ai nuk shtiret asnjëherë. Ai e di se cila mund të jetë marrëveshja potenciale me Milan. Nëse nuk e ndien se do të vazhdojë ai do të jetë i pari që do ta thotë vet. Ideja e tij është të vazhdojë të luajë me klubin. Zlatan nuk do të jetë asnjëherë një pengesë për këtë ekip, por një burim.”

510 golat në karrierën e tij të gjatë kanë ndihmuar Ibrahimovic të krijojë statusin e një legjende në historinë e futbollit botëror. Suedezi ka luajtur për disa nga ekipet më me emër në Europë si: Barcelona, Paris Saint-Germain, Manchester United, Inter, Juventus, Ajax, dhe të tjerë. Lojtari vendosi të heqë dorë nga aktivizimi me kombëtaren suedeze vitin e kaluar. Ai ka shënuar 62 gola në 120 ndeshje për vendin e tij.

Dihet se Zlatan është gjithashtu i famshëm për karakterin e tij karizmatik, si dhe deklaratat shpesh herë kontroversiale. Përpara disa javëve, sulmuesi u shpreh se ai nuk nevojë për trofeun e “Topit të Artë”, për të treguar se është më i miri. Ibra nuk e ka fituar asnjëherë çmimin prestigjoz, por tha se nuk është aspak i bezdisur nga ky fakt. Ai tha:

“Topi i Artë është një trofe i rëndësishëm por nuk më duhet për të treguar se jam më i miri.”

Super-agjenti i suedezit, Mino Raiola, tha se nuk mund ta merrte trofeun seriozisht, duke qënë se klienti i tij nuk e ka fituar asnjëherë atë. Për më shumë, Ibrahimovic nuk është renditur asnjëherë, as në treshen më të mirë pretendente për të fituar çmimin. Ndërkohë që ish-shoku i tij i skuadrës te Barcelona, Leo Messi, është rekordmeni absolut me plot 7 trofe.

Ibrahimovic ka insistuar se ai nuk motivohet nga trofe individualë, por nga tituj kampionë me ekipet ku luan. Duket se eksperienca dhe mentaliteti i suedezit është dhe arsyeja se përse Milan është i hapur për një tjetër rinovim kontrate. Kuqezinjtë janë tashmë vetëm 1 pikë prapa Inter, që kryeson Serie A.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll