Connect with us

Futboll

Merkato – Liverpool dhe United gati të hidhen në sulm për Gnabry

Serge Gnabry

Superstari i Bayern Munich, Serge Gnabry, është linkuar së fundmi me një rikthim të mundshëm në Premier League. Ish-sulmuesi i Arsenal ka qënë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të gjermanëve, që prej debutimit të tij në Bundesliga, në vitin 2018. Por mosmarrëveshjet me klubin përsa i përket një kontrate të re mund të bëhen shkak që Gnabry të hedhë sytë nga opsione të tjera.

Kontrata aktuale e sulmuesit me bavarezët skadon në fund të sezonit të ardhshëm futbollistik. Sipas Sky Germany, Gnabry dhe Bayern janë përfshirë në atë që njihet ndryshe si “poker kontrate”, dhe drejtuesit bavarezë janë kapur të papërgatitur për të paguar shumën që klubet e tjera, mund t’i ofrojnë lojtarit.

Në vitin 2019 Gnabry firmosi një rinovim kontrate me skuadrën e tij, pas paraqitjeve mjaft të mira në Bundesliga por dhe në Champions League. Përpara këtij sezoni sulmuesi ishte pjesë e Hoffenheim në formë huazimi, ku dhe atje nuk munguan paraqitjet e mira. Ndërsa përsa i përket këtij sezoni, Gnabry ka shënuar 12 gola për Bayern dhe 4 për kombëtaren gjermane.

Raportimet në Gjermani bëjnë me dije se sulmuesi kërkon të njejtën pagë si shokët e tij të skuadrës, Kingsley Coman dhe Leroy Sane. Këta të fundit përfitojnë rreth 240 mijë paundë në javë. Gnabry është i prirur të qëndrojë tek Bayern, duke firmosur një kontratë të re deri në vitin 2026. Por drejtuesit e klubit kanë ende punë për të bërë që t’i mbushin mendjen asit të tyre. Dhe nëse nuk e bëjnë, Manchester United dhe Liverpool janë gati për të shfrytëzuar mundësinë.

“Djajtë e Kuq” dërguan Martial tek Sevilla në formë huazimi, dhe nuk do ta humbisnin në asnjë rast, mundësinë e afrimit të një sulmuesi si Gnabry në ekip. Liverpool ndërkohë sapo përforcoi ekipin me një tjetër lojtar ofensiv, portugezin Luis Diaz nga Porto. Por trajneri Klopp gjithashtu nuk do t’i thoshte kurrë jo shërbimeve të Gnabry.

Në vitin 2023 Serge është një lojtar i lirë, pra ai mund t’i bashkohet çdo ekipi me kosto zero. Por United është gati të hidhet në veprim që këtë verë, duke marrë parasysh se kartoni i Gnabry do të ketë një vlerë më të ulët, për shkak se futbollisti do të ketë vetëm 1 vit të mbetur në kontratë me Bayern.

Momentalisht lojtari është golashënuesi i dytë më i mirë në ekipin e tij për këtë sezon, pas bomberit Robert Lewandowski. Ai është gjithashtu golashënuesi i pestë më i mirë në Bundesliga, në 22 ndeshje që janë luajtur deri më tani. Trajneri Julian Nagelsmann ka folur disa herë me superlativa për sulmuesin e tij. Kjo është një shenjë se sipas të gjitha gjasave tekniku do të bëjë maksimumin për t’i mbushur mendjen Gnabry që të mos largohet. Ishte vet Nagelsman që para pak kohësh, e artikuloi këtë dëshirë:

“Unë fola me Gnabry dhe i thashë se do të doja të vazhdoja të punoja me të. E kam njohur Serge prej kohësh dhe e vlerësoj si person dhe lojtar. Është dëshira jonë të rinovojmë me të. Por ai është i rritur dhe ka njerëz të besueshëm rreth tij, me të cilët mund të konsultohet.”

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll