Connect with us

Futboll

United i bën presion Pogba, Arsenal kërkon superstarin e Manchester City

Pogba

Sipas raportimeve më të fundit, Manchester United i ka vendosur mesfushorit francez Paul Pogba, një ultimatum për të vendosur mbi të ardhmen e tij. Emri i Pogba ka qenë në qendrën e vëmendjes të mediave sportive për vite tashmë, dhe futbollisti është linkuar vazhdimisht me një largim të mundshëm drejt Real Madrid apo Juventus. Duke qenë se kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” mbaron në fund të këtij sezoni, drejtuesit e United kërkojnë një përgjigje definitive.

Në 4 vitet e qëndrimit në Itali me Juventus, mesfushori fitoi 3 tituj të Serie A dhe 2 Coppa Italia. Pogba e njeh mirë futbollin italian, dhe për këtë arsye një rikthim në Itali duket opsioni më i mundshëm për t’u realizuar. Gjithsesi, lajmet nga Italia thonë se Juventus ka një strategji tjetër të planifikuar për merkaton e verës.

Sipas “The Sun”, Manchester United po insiston që Pogba të jape një përgjigje, në mënyrë që mesfushori të mos largohet në mënyrë surprizë në merkaton e janarit. Kjo gjë do të dëmtonte rëndë United në garën për trofe, duke qenë se francezi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit. Për këtë arsye, drejtuesit e ekipit presin një përgjigje nga mesfushori përpara Krishtlindjes.

Ndërkohë agjenti i futbollistit, Mino Raiola, ka qenë vazhdimisht në kontakte me klube të tjera europiane. Por pavarësisht kësaj, “Djajtë e Kuq” kanë besim se do të arrijnë të mbajnë mesfushorin në ekip, dhe për ta bërë këtë, janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një kontratë të re me pagë deri në 400,000 paundë në javë.

Nga ana tjetër, londinezët e Arsenal kanë vendosur nën radarin e tyre sulmuesin e Manchester City, Raheem Sterling. Sulmuesi duket se e ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Pep Guardiolës këtë sezon, teksa është aktivizuar në vetëm 2 ndeshje në Premier League. 

Kontrata e Sterling skadon për 20 muaj, por duke u nisur nga vendimet e Pep Guardiolës, lojtari është skeptik përsa i përket rinovimit me “qytetarët”. Sipas The Daily Star, Arsenal është duke ndjekur me vëmendje situatën e sulmuesit, dhe trajneri Mikel Arteta mësohet se është adhurues i madh i stilit të lojës së lojtarit.

Një tjetër objektiv i Sterling është dhe rritja e pagës së tij në 350,000 paundë në javë, por progresi drejt këtij objektivi duket i ngadaltë. Fakti që sulmuesi nuk po aktivizohet rregullisht me City, është një tjetër faktor që e bën më të vështirë këtë gjë. Gjithsesi, Arsenal pritet të presë merkaton verore për të bërë një lëvizje zyrtare mbi futbollistin.

Në qoftë se transferimi zyrtarizohet, Guardiola duket se e ka një plan B për të kompletuar sulmin e tij. “Qytetarët” kryesojnë garën për marrjen e shërbimeve të sulmuesit të Benfica, Darwin Nunez. 22 vjeçari me kombësi uruguajane ka treguar se është një sulmues klasi, dhe është nën shënjestrën e shumë klubeve europiane si Liverpool, Bayern Munich dhe Chelsea. Por, trajneri spanjoll ka marrë garancinë e drejtuesëve të klubit se oferta financiare për shërbimet e Nunez do të jetë më e lartë se ajo e kundërshtarëve.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll