Connect with us

Futboll

Flet Thomas Tuchel: I lumtur që Werner gjeti rrugën e rrjetës

Thomas Tuchel

Chelsea u rikthye te fitorja në Premier League, pasi mundi Southampton me rezultatin bindës 3-1. Por, ky nuk ishte i vetmi lajm pozitiv për trajnerin e bluve, Thomas Tuchel. Timo Werner shënoi golin e tij të parë në Premier League, që prej muajit shkurt, duke i dhënë kështu fund një periudhe të gjatë dhe shqetësuese, pa asnjë realizim.

Werner dërgoi në portë një krosim të Cesar Azpilicueta, dhe siguroi fitoren për Chelsea në Stamford Bridge. Sulmuesi gjerman mban rekordin në Premier League për më shumë gola të anulluar, plot 16 të tillë. Tekniku Tuchel përgëzoi lojtarin për insistimin e tij në fushë, por në të njejtën kohë tha se sulmuesi duhet ende të përmirësohet:

“Jemi të gjithë shumë të lehtësuar, unë, ai vet dhe klubi. Sa herë që ai shënon kemi një lloj frike se sistemi VAR do të rishikojë golin dhe do ta anullojë atë. Ka pasur shumë vendime të tilla. Mbaj mend një kundër Liverpool që ishte shumë afër të qënit gol. Werner ende duhet të ecë përpara dhe të përmirësohet. Jemi të lumtur dhe të lehtësuar që ai shënoi. Ishte një gol shumë, shumë i rëndësishëm për ne, dhe ai ishte atje ku duhej.”

Përpara pjesës së dytë të takimit, sistemi VAR anulloi 2 gola të parregullt, të shënuar nga Romelu Lukaku dhe Werner. Gjithsesi, të besuarit e Tuchel ia dolën të merrnin 3 pikët, të ndihmuar shumë dhe nga kartoni i kuq që iu akordua kundërshtarëve të tyre.

Southampton ende nuk ka fituar asnjë ndeshje në kampionat, që prej startit të sezonit të ri. Trajneri Ralph Hasenhuttl nuk ishte dakord me kartonin e kuq që iu akordua Ward-Prowse, për ndërhyrjen ndaj Jorginho. Ai u shpreh:

“Nuk e kam parë rastin të përsëritur, por nuk dua të them që ishte faji i Ward-Prowse për kartonin e kuq. Ai ishte duke sulmuar një pasim të keq të portierit kundërshtar, dhe mbase ishte pak me vonesë kohe. Një karton i verdhë do të ishte në rregull, por i kuqi është për të ardhur keq. Do të ishte interesante të shihnim se çfarë do të ndodhte në 15 minutat e fundit, në qoftë se do të ishim me 11 lojtarë.”

Numri 1 i pankinës së Southampton sqaroi dhe një herë se nuk është aspask i mërzitur me James Ward-Prowse:

“James është kapiteni dhe ai e di se nuk na ndihmoi në këtë ndeshje. Por nuk ka asnjë arsye për t’u inatosur me këtë gjë. Sot zhvilluam një performancë të mirë dhe është për të ardhur keq që nuk arritëm ta finalizonim ashtu siç duhej.”

Ndërkohë Chelsea duket se ka rigjetur përsëri formën e startit të sezonit. Ndeshja e rradhës e bluve do të jetë transferta përballë Brentford, një kundërshtari relativisht të lehtë. Gjithsesi, Premier League do të rikthehet vetëm pas ndeshjeve kualifikuese të kombëtareve për Botërorin e Katarit. Ky nuk është një lajm i keq për trajnerin Thomas Tuchel, i cili do të ketë mundësi të aktivizojë Kai Havertz dhe Hakim Ziyech, të cilët pritet të jenë në formë më të mirë fizike pas pauzës së shkurtër.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll