Connect with us

Futboll

Flet Gary Neville: Acarimi i Ronaldos i shton presionin Solskjaer

solskajer

Pas barazimit 1-1 me Everton, Cristiano Ronaldo u pa qartë se ishte mjaft i frustruar me rezultatin e takimit. Portugezi u fut në dhomat e zhveshjes duke mërmëritur fjalë me veten e tij, dhe ky gjest nuk është aspak pozitiv sipas Gary Neville.

Ish lojtari i United komentoi:

“Ai (Ronaldo) largohet nga fusha duke folur me veten, gjë që ngre shumë pikëpyetje në ajër. Ato fjalë do të kthehen tek trajneri…”

Neville, duke e njohur mirë mjedisin e United, analizoi veprimet e CR7, dhe ofroi dhe disa këshilla se si Solskjaer mund ta menaxhojë më mirë situatën e formuar:

“E ndoqa lojën dhe pashë Ronaldon kur u largua. Nuk mund të them se më pëlqeu. A është Cristiano i mërzitur pasi nuk po luan? Po. A është Cristiano i mërzitur kur nuk shënon? Po. A inatoset Cristiano kur skuadra nuk fiton? Sigurisht. Këto gjëra i dimë. Ai nuk ka pse t’i pasqyrojë. Me kë është i nervozuar? Përgjigja mund të jetë vetëm trajneri.”

Neville gjithashtu shtoi:

“Cristiano është mjaftueshëm i zgjuar që të kuptojë se veprime si këto i vendosin shumë presion trajnerit, i cili që tani ka mjaftueshëm. Tani iku por mendoj se është diçka që do të menaxhohet gjatë muajve në vijim. Ronaldo nuk do të shënojë në çdo takim, dhe mbase nuk do të luajë në çdo ndeshje. Por në qoftë se do të largohet në atë mënyrë nga fusha, do t’i vendosë presion të jashtëzakonshëm Solskjaer.”

Gary Neville u shpreh pozitivisht për planet e trajnerit Solskjaer. Sipas analistit të Sky Sports, tekniku norvegjez i ka kthyer ekipit, disa nga vlerat që Sir Alex Ferguson i dha United, në periudhën e artë të anglezëve. Neville gjithashtu beson fort te lojtarët:

“Ka një grup lojtarësh që mendoj se vërtet duan të luajnë për klubin. Afrimet e fundit kanë qenë shumë më shumë në stilin e United. Por me ardhjen në klub të lojtarëve si Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho dhe Raphael Varane, të cilët janë talente të afirmuar botërorë, vjen dhe presioni për rezultate. Ole e di këtë gjë. E tha dhe në konferencën për shtyp. Ai duhet të fitojë. Kur ke 3-4 vite nën drejtimin e klubit, dhe ke lojtarë të tillë në skuadër, duhet të fitosh një trofe. Ole duhet të mendojë për veten e tij. Ai duhet të sigurohet që të menaxhojë Cristianon në mënyrën e duhur.”

Gjithsesi Neville e di se Cristiano nuk do të pranojë çdo gjë që i thuhet. Karakteri i portugezit nuk e pranon lehtë humbjen dhe veç të tjerash, CR7 e ka të vështirë të fshehë pakënaqësinë e tij. Por Solskjaer do të duhet t’i tregojë Ronaldos se ka gjëra që diskutohen vetëm në dhomat e zhveshjes.

Në muajin që jemi dhe në atë të ardhshëm, United ka në kalendar disa nga sfidat më të rëndësishme të sezonit. Në kampionat, “Djajtë e Kuq” do të përballen me Leicester, Liverpool, Tottenham, Manchester City, Chelsea dhe Arsenal. Ndërsa në Champions, përballjet me Atalantën dhe Villarreal janë përcaktuese për fatin e kualifikimit.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

More in Futboll