Connect with us

Futboll

Mohamed Salah, Karim Benzema, Kylian Mbappe apo Erling Haaland – Cili është lojtari më në formë i momentit?

Mohamed Salah, Karim Benzema, Kylian Mbappe

Ditën e premte do të zyrtarizohet lista, me kandidaturat kryesore për trofeun prestigjoz të “Topit të Artë”. Thënë këtë, gara duket e ashpër mes yjeve të kampionateve europiane. Salah, Benzema, Mbappe, Haaland, por dhe të tjerë kanë shkëlqyer me performancat e tyre. Por cili është futbollisti më në formë i momentit? Për të arritur në një konkluzion, kemi analizuar shkurtimisht, statistikat që ka regjistruar secili prej lojtarëve.

Mohamed Salah kryeson listën e golashënuesëve në Premier League, por egjiptiani ka kontribuar jo vetëm me gola për Liverpool. Në 7 ndeshje të zhvilluara në kampionat, Salah ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 3 herë. Për të mos harruar dhe golin fantastik ndaj Manchester City, që me shumë mundësi do të mbahet mend gjatë. Sipas analistit Jamie Carragher, sulmuesi i “The Reds” është lojtari më në formë i momentit në Europë.

Por statistikat tregojnë se Karim Benzema i Real Madrid nuk ngelet prapa. Përkundrazi, nëse llogarisim golat dhe asistet, francezi qëndron më lart se Salah, me 7 gola dhe 7 asiste në po kaq ndeshje. Sulmuesi veteran është kthyer në busullën e sulmit për ekipin e Carlo Ancelottit, dhe është përfshirë në 14 gola që skuadra e tij ka shënuar në La Liga këtë sezon. Benzema gjithashtu rezulton lojtari me rezultatet më të mira në ligat kryesore europiane, sipas algoritmit të Sky Sports Power Ranking, që merr parasysh 35 statistika të ndryshme që regjistrohen gjatë lojës.

Ndërkohë konkurrenca është e fortë nga Gjermania. Erling Haaland ka shënuar po 7 gola në kampionat, por sulmuesi i Dortmund ka luajtur vetëm 5 ndeshje, pasi mungoi në 2 takime për shkak të një tërheqjeje muskulare. Norvegjezi është gjithashtu autor i 10 asisteve dhe është përfshirë në 10 gola të shënuar nga ekipi i tij.

Megjithëse forma momentale e lojtarëve ndikon në rezultatet e renditjes për “Topin e Artë”, në analizë merret gjithmonë viti paraardhës. Statistikat për 12 muajt e kaluar tregojnë një betejë të ashpër mes Robert Lewandowskit dhe Lionel Messit, me argjentinasin që kryeson lehtësisht garën, nëse llogarisim golat dhe asistet. Por në qoftë se marrim parasysh vetëm realizimet, askush në Europë nuk i afrohet momentalisht polakut.

Sulmuesi i Bayern Munich ka shënuar 46 gola në 12 muajt e fundit. Ndjekësi më i afërt është Haaland, me 32. Duke iu referuar të njejtës periudhë, polaku është përfshirë gjithsej në 52 aksione që kanë përfunduar me gol, 8 më shumë se Karim Benzema.

Romelu Lukaku është një tjetër emër që pritet të jetë në listën përfundimtare të kandidatëve për “Topin e Artë”. Sulmuesi i Chelsea luajti një rol kyç sezonin e kaluar në Itali, kur ishte pjesë e Inter, duke ndihmuar zikaltërit të ngrinin lart trofeun e Serie A. Megjithatë, në planin individual, lojtari i kombëtares belge qëndron më poshtë se kundërshtarët e tij.

Por sigurisht, vlerësimet nuk bazohen vetëm në statistika, dhe shpesh herë ato janë dhe subjektive. Për këtë arsye, nuk përjashtohet mundësia e surprizave në listën e FIFA.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll