Connect with us

Futboll

Newcastle United nën udhëheqjen e Arabisë Saudite – Një Manchester City i ri?

Newcastle United

Tashmë është një realitet. Një ofertë prej 305 milionë paundësh nga Arabia Saudite, për marrjen e pronësisë së Newcastel United është pranuar përfundimisht nga Premier League, dhe gjithçka është zyrtarizuar me një marrëveshje.

Ky lajm ishte përfolur përpara 18 muajsh, por për shak të problematikave ligjore, marrëveshja do të duhej të priste. Tashmë, një nga marrjet e pronësisë më të komplikuara në historinë e kampionatit anglez ka përfunduar. Kjo do të thotë se tifozët e Newcastle mund të festojnë në shkallët e St James’ Park, dhe të ëndërrojnë për një të ardhme më të mirë. Pronari aktual Mike Ashley, do të heqë dorë nga drejtimi i klubit, dhe skuadra do të ketë mundësinë të konkurrojë me ekipet më të mëdha të Europës, falë miliardave që Fondi Saudit i Investimeve Publike (PIF) ka në dispozicion.

Megjithatë, ka ende shumë çështje për t’u zgjidhur. Megjithëse investitorët janë privatë, ata janë të lidhur ngushtësisht me princin e kurorës, Mohammed bin Salman. Vet Salman mendohet të jetë i përfshirë në mënyrë direkte në eleminimin e gazetarit kritik ndaj tij, Jamal Khashoggi. Edhe përpara këtij incidenti, Arabia Saudite ka regjistruar probleme të theksuara me respektimin e të drejtave të njeriut. Si do të reflektojë bordi i ri, të drejtat e njeriut në klub? 

A do të shpjegojë Premier League se si arriti një zgjidhje me konsorciumin? Sa para do të shpenzojë Newcastle dhe a do të ekzistojë një limit për ta? Çfarë do të ndodhë me trajnerin Steve Bruce? 

Askush nuk priste që blerja të përfundonte këtë javë. Skenari më i mirë që tifozët kishin shpresuar ishte janari 2022, kur arbitrazhi ishte caktuar pasi konsorciumi, i udhëhequr nga financuesja Amanda Staveley, u përpoq të zgjidhë një mosmarrëveshje me Premier League se kush do të kishte kontrollin e klubit. 

Nuk ka dyshim se shumica dërrmuese e tifozëve po festojnë ardhjen e pronarëve të rinj, pavarësisht problematikave të momentit që kanë ardhur me të. Një sondazh i Newcastle United Supporters Trust (grupim zyrtar tifozësh), bëri të ditur këtë javë se 93.8% e anëtarëve të tij ishin pro, nga 97% që ishte shifra vitin e kaluar. I njëjti sondazh i tifozëve konkludoi se 94% duan që trajneri Bruce të largohet “në interesin më të mirë të klubit”.

Reagimi pozitiv i tifozëve është i justifikuar duke parë dhe situatën e klubit këtë sezon. Newcastle është pa fitore, dhe gjendet në fund të renditjes së Premier League.

Asetet e pronarëve të rinj kapin shifrat e 250 miliardë paundëve. Kjo shumë e tejkalon pasurinë e pronarëve të Manchester City në Abu Dhabi, dhe pronarëve nga Katari të Paris St-Germain. Kufizimet financiare janë lehtësisht të shmangshme, siç është provuar dhe më parë, dhe kjo do të thotë se Newcastle United mund të nënshkruajë me yje botërorë si Kylian Mbappe, nëse paraqet një projekt serioz. Italiani Antonio Conte gjithashtu mund të jetë alternativë për të zëvendësuar Steve Bruce.

Mbetet të shohim se çfarë ka rezervuar e ardhmja për Newcastle, dhe cilat do të jenë vendimet e para që do të marrin drejtuesit e rinj.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll