Connect with us

Futboll

Manchester United: Bruno Fernandes në mision merkatoje për “Djajtë e Kuq”

fernandes

Portugezit Bruno Fernandes i është caktuar një detyrë speciale nga Manchester United. Dhe kjo nuk ka të bëjë me rolin e tij në fushën e blertë. Mesfushori është në bisedime private me brazilianin Raphinha, dhe po mundohet t’i mbushë atij mendjen që t’i bashkohet United.

“Djajtë e Kuq” u linkuan me emrin e anësorit të Leeds që në merkaton e verës. Gjithsesi, ardhja e Cristiano Ronaldos në klub i ndryshoi totalisht planet e trajnerit Solskjaer. Por United është ende i interesuar për shërbimet e sulmuesit, dhe mund të vijë me një ofertë zyrtare për të gjatë merkatos së janarit. Por përse është përfshirë në lojë Bruno Fernandes?

Mesfushori i United ka luajtur së bashku me brazilianin gjatë aventurës së tij tek Sporting Lisbon. Dyshja ka shfaqur një partneritet mjaft të mirë, si në fushë, ashtu dhe jashtë saj. Kjo gjë ka bërë që Bruno të jetë në kontakte të vazhdueshme me Raphinha. 

Madje lojtari i United nuk ka nguruar të shfaqë publikisht vlerësimin e tij, për targetin e rradhës të United:

“Më mungon Raphinha. Ai ishte një lojtar me të cilin kisha një kimi ndryshe nga të tjerët. Kuptoheshim shumë lehtë në fushë.”

Futbollisti i Leeds ka zhvilluar paraqitje shumë të mira me Leeds këtë sezon. Në fakt, trajneri i këtyre të fundit, Marcelo Bielsa, pritet të bëjë gjithçka që anësori të mos largohet nga ekipi. Por, përballë fuqisë së Manchester United Leeds kanë shumë pak shance që t’i ofrojnë brazilianit, një ofertë më të mirë.

Ndërkaq, dhe vet Raphinha ka thënë se flet me Brunon herë pas here:

“Bruno më uroi pasi u grumbullova nga kombëtarja braziliane. Ai më tha se e meritoja shumë, dhe ishte diçka që do të ndodhte. Kjo ndodh me miqtë që flasin shumë, ka më shumë intimitet, më shumë shaka etj. Ai më tha se nuk ishte aspak i surprizuar nga grumbullimi me kombëtaren, dhe gjëra të tjera pozitive do të vijnë në të ardhmen. Kur marr komplimenta të tilla, nga njerëz që i vlerësoj jo vetëm nga ana profesionale, do të thotë shumë për mua”

Ndërkohë Fernandes gjithashtu pretendon se ishte faktor i rëndësishëm, në transferimin e Cristiano Ronaldos në Old Trafford. Përpara zyrtarizimit të marrëveshjes, trajneri Solskjaer zbuloi se mesfushori ishte në kontakt me patriotin e tij. Ndërsa pasi gjithçka u bë publike, Bruno publikoi një tweet nga llogaria e tij me komentin: “Agent Bruno?”, duke lënë të kuptohet rolin e tij në një nga transferimet më historike të Premier League.

Pavarësisht të gjithave, transferimi i mundshëm i Raphinha në Manchetser, do t’ia bëjë akoma më të vështirë gjetjen e balancës në ekip, trajnerit Solskjaer. Largimet janë të pashmangshme, por dhe këtu, dilema është e vështirë. Momentalisht, Jesse Lingard dhe Donny van de Beek janë dy emrat më të përfolur për të lënë klubin. Kjo kryesisht për shkak të mungesës së hapësirave. 

Megjithatë, nuk përjashtohet dhe një largim i mundshëm surprizë i Paul Pogba, por kjo mbetet gjëja e fundit që drejtuesit e klubit dëshirojnë.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll