Connect with us

Futboll

Tottenham – Fillon epoka Conte, ja vendimet që ka ndërmarrë trajneri italian

conte

Antonio Conte, ka filluar marrjen e vendimeve të rëndësishme, që në javën e tij të tretë si trajner i Tottenham Hotspur. Italiani i ka hapur rrugën largimit të veteranit Hugo Lloris nga klubi. Portieri francez është në vitin e tij të fundit të kontratës me londinezët, dhe mund të largohet me kosto zero nga klubi ne merkaton e verës.

Conte ka filluar të mendojë që tani për zëvëndësuesin e tij, dhe emri i preferuar i teknikut italian është Jordan Pickford i Everton. Sipas Telegraph, trajneri i ri i spursave do të dëshironte një portier anglez për skuadrën e tij. Conte nuk kërkon detyrimisht largimin e Lloris, dhe sipas burimeve jo zyrtare, italianit i pëlqen ideja e konkurrencës mes 2 portierëve.

Pickford ka dhe 2 vite të mbetura në kontratë me Everton. Kjo do të thotë se transferimi me shumë mundësi do të rezultojë i kushtueshëm për londinezët, nëse vendosin të ecin përpara me planet e tyre. 27 vjeçari është titullar absolut me klubin e tij, por jo vetëm. Në kombëtaren angleze, Pickford gjithashtu ka siguruar vendin e titullarit, dhe është kthyer në zgjedhjen e parë të trajnerit Southgate.

Portieri u paraqit për herë të parë me “3 Luanët”, në Botërorin e vitit 2018 në Rusi. Paraqitjet e mira bënë që Pickford t’i besohej porta dhe në Euro 2020. Lojtari i Everton shkëlqeu duke mbajtur të paprekur portën në 5 takime gjatë kompeticionit.

Ndërkohë Conte pritet të ketë ndihmën e Fabio Paratici, përsa i përket negociatave në merkato. Trajneri italian mendohej se do të vinte në krye të Spursave që verën e kaluar, por negocioatat me klubin në atë kohë dështuan. Shkak mendohet të ketë qënë pamundësia e bordit drejtues, për t’i ofruar Contes fondet e kërkuara për merkato. Por kësaj rradhe gjërat duket se kanë ndryshuar. Numri 1 i pankinës së Spursave do të ketë më shumë liri financiare gjatë merkatos së dimrit.

Ndërkohë Conte ka filluar dhe me ndryshimet brenda skuadrës së tij. Italiani ka “sfiduar” mesfushorin Tanguy Ndombele, që të provojë talentin e tij në fushën e blertë, dhe të mos luajë në mënyrë individuale.

Francezi 24 vjeçar është lojtari më i shtrenjtë në historinë e transferimeve të Tottenham. Këta të fundit paguan plot 53.8 milionë paundë për shërbimet e Ndombele, asaj kohe lojtar i Lyon, në vitin 2019. Por që prej ardhjes së tij në Londër, futbollisti ka dështuar të performojë në mënyrë konsistente. Marrëdhëniet e tij me trajnerët e mëparshëm të Tottenham nuk kanë qënë më të mirat, por Antonio Conte ka bërë me dije se do t’i jape një shanc real mesfushorit.

Ndombele mund të startojë si titullar në takimin përballë Leeds ditën e diel, duke qënë se Oliver Skipp është i dëmtuar. Mbrojtësi Cristian Romero gjithashtu nuk është i disponueshëm për trajnerin Conte, pas një dëmtimi me kombëtaren e tij, Argjentinën. Gjithsesi, tekniku do të ketë në dispozicion Harry Kane, i cili ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme në ndeshjet kualifikuese të Botërorit me kombëtaren angleze.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll