Connect with us

Futboll

Manchester United – Solskjaer kërkon Kieran Trippier, Dalot drejt largimit

Kieran Trippier

Manchester United është gati të shesë mbrojtësin Diogo Dalot, nëse arrin të sigurojë shërbimet e Kieran Trippier nga Atletico Madrid, në merkaton e janarit. Për kartonin e portugezit Dalot është e interesuar Roma në Itali, por sipas burimeve të Manchester Evening News, italianëve u është bërë me dije se transferimi është i mundur vetëm nëse Trippier transferohet tek United.

“Djajtë e Kuq” ishin të interesuar në kartonin e Trippier që në verë, dhe kërkonin të zyrtarizonin lëvizjen sa më shpejt të ishte e mundur. Vet lojtari ishte pro transferimit, dhe sipas portaleve sportive, kishte bërë plane për t’u shpërngulur me familjen e tij në Manchester. Por për detaje të vogla teknike, lëvizja nuk u konkretizua.

Trajneri Solskjaer kërkon me ngulm lojtarin e Atletico, dhe për shkak të formës me luhatje të Wan-Bissaka. Ky i fundit mbulon të njejtin pozicion si Trippier në fushë, por nuk ka arritur t’i sjellë siguri United në prapavijë. Performanca e dobët në mbrojtje e Manchester është një nga problemet kryesore me të cilat po përballet skuadra këtë sezon. Në fakt, kjo është dhe arsyeja se përse klubi i ka hedhur sytë tek Trippier. Klubi po kërkon një mbrojtës me eksperiencë për të shpëtuar sezonin.

Për sa i takon Dalot, AC Milan dhe Borussia Dortmund gjithashtu hynë në bisedime me United për lojtarin, gjatë merkatos së kaluar. Por bordi drejtues i anglezëve nuk eci përpara me bisedimet, për të njejtën arsye që i bëri me dije Romës së fundmi. Dalot është aktivizuar vetëm 2 herë për United këtë sezon, 1 herë në Carabao Cup dhe 1 herë në Champions League. Në Champions, lojtari siguroi një vend titullari, vetëm për shkak të mungesës së Wan-Bissaka për shkak të pezullimit. Megjithëse lojtari nuk ka kontribuar gati aspak për ekipin e Solskjaer, norvegjezi nuk mund të rrezikojë duke shitur një mbrojtës.

Portugezi erdhi në Old Trafford gjatë kohës kur trajner ishte Jose Mourinho. Ky i fundit bindi bordin drejtues të United që t’i paguante 19 milionë paundë Portos për shërbimet e lojtarit. Tashmë, është përsëri Mourinho që kërkon ish-lojtarin e tij, tek Roma. Trajneri portugez kërkon të forcojë ekipin e tij, i cili ka patur momente mjaft të dobëta në këtë pjesë të parë të sezonit. Një prej tyre ishte humbja shokuese 6-1 përballë Bodø/Glimt, një kundërshtari shumë më të dobët se italianët.

Ndërkohë te United situata është më e komplikuar, pasi përveç lojtarëve, në dyshim është dhe e ardhmja e trajnerit Solskjaer. Sipas prestigjozes MEN, klubi është duke parë alternativat e mundshme për trajnerin e ri. Megjithatë, ekziston dhe mundësia që norvegjezi të mbyllë sezonin dhe të largohet në verë.

Ndërkohë një tjetër informacion i fundit përsa i përket “Djajëve të Kuq” lidhet me mesfushorin Paul Pogba. Ky i fundit mund të lihet i lirë nga klubi dhe me shumë mundësi, destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Real Madrid. Kostot e larta financiare të pagës së francezit tashmë janë bërë të papërballueshme për United, që nuk po sheh benefitet e tij në fushën e blertë.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll