Connect with us

Futboll

Topi i Artë 2021 – Cristiano Ronaldo akuzon organizuesin

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka akuzuar editorin e France Football për shpifje, pasi ky i fundit deklaroi se se ambicia e vetme e portugezit, është që të ketë më shumë Topa të Artë se Leo Messi, kur të heqë dorë nga futbolli.

Editori i France Football, Pascal Ferre, që është në të njejtën kohë dhe organizuesi i Topit të Artë, bëri deklaratën në një intervistë për New York Times. Leo Messi fitoi për herë të 7 torfeun e Topit të Artë, ndërkohë që Cristiano Ronaldo, 5 herë fitues, ishte i gjashti në renditjen e kandidatëve. Superstari i Manchester United iu përgjigj deklaratës së Pascal Ferre:

“Unë gjithmonë fitoj për veten time dhe për klubet që përfaqësoj. Fitoj për veten time dhe për ata që më duan, jo kundër dikujt.”

Të premten, Ferre komentoi për New York Times: “Ronaldo ka vetëm një ambicie, dhe ajo është të tërhiqet me më shumë Topa të Artë se Messi, dhe unë e di këtë sepse ai ma ka thënë vet”. Kjo deklaratë duket qartë që ka acaruar Cristianon.

CR7 përforcoi mesazhin e tij dhe në rrjetet sociale, duke sqaruar:

“Pascal Ferre gënjeu, ai përdori emrin tim për të promovuar veten dhe median ku ai punon. Është e papranueshme që personi përgjegjës për një trofe kaq prestigjoz të gënjejë në mënyrë të tillë. Kjo është një mungesë respekti, për një person që e ka respektuar gjithmonë futbollin francez dhe Topin e Artë. Ambicia më e madhe e karrierës time është të fituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për klubet që përfaqësoj dhe kombëtaren time. Ambicia më e madhe për mua është që të shkruaj emrin tim, me gërma të arta në historinë e futbollit. Dua të përgëzoj gjithmonë ata që fitojnë në fushën e blertë, duke respektuar “fair play-in”, parim që ka udhëhequr karrierën time që në fillim, dhe e bëj sepse nuk jam kurrë kundër askujt.”

Topi i Artë, trofe që i jepet futbollistit më të mirë të vitit, votohet nga 180 gazetarë në mbarë botën dhe prezantohet nga France Football. Messi tashmë e ka fituar trofeun më shumë se çdo lojtar tjetër, dhe suksesi i tij i shtatë vjen pas fitoreve në sezonet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015 dhe 2019.

Ronaldo, i cili e fitoi çmimin për herë të fundit në vitin 2017, përfundoi jashtë top 5-shes për herë të parë që nga viti 2010. Messi ose Ronaldo e kanë marrë çmimin çdo vit nga viti 2008 deri në vitin 2019, përveç vitit 2018 kur triumfoi mesfushori i Real Madrid dhe Kroacisë, Luka Modric.

Sulmuesi i Manchester United dhe kombëtares portugeze mbylli postimin e tij në rrjetet sociale duke shtuar:

“Ambicia më e madhe e karrierës time është të jem një shembull për ata që janë, ose duan të bëhen futbollistë profesionistë. Do ta mbyll duke thënë se fokusi im është në ndeshjen e ardhshme të Manchester United. Me shokët e skuadrës dhe fansat tanë, ne ende mund të arrijmë diçka këtë sezon. Sa për gjërat e tjera…ato nuk ia vlejnë.”

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll