Connect with us

Futboll

Manchester United mposht Arsenal, Ronaldo shënon golin numër 801 në karrierë

Ronaldo

“Djajtë e Kuq” të Manchester United fituan 3-2 përballjen ndaj Arsenal në një ndeshje të kontestuar, por në të njejtën kohë, mjaft speciale për Cristiano Ronaldon, që kapi shifrën e 801 golave në karrierë.

Portugezi shënoi golin e tij të 800-të në karrierë, përpara se të shënonte golin e fitores (801) me penallti, teksa Manchester United përmbysi rezultatin për të mposhtur Arsenal, në një takim që do të mbahet mend për dy vendime të kontestueshme të sistemit VAR.

Ishin londinezët ata që shënuan të parët, në rrethana të diskutueshme. Talenti Emile Smith Rowe realizoi nga skaji i zonës, por në ato momente, portieri i United, David de Gea ishte shtrirë në tokë dhe dukej qartë se ishte i dëmtuar.

Në këtë çast, në lojë hyri sistemi VAR, i cili konkludoi se De Gea ishte rrëzuar, pasi u përplas dhe u shkel aksidentalisht, nga vet shoku i tij i skuadrës Fred. Në këto rrethana gjyqtari Martin Atkinson akordoi golin për ekipin e Mikel Artetës. Bruno Fernandes barazoi rezulatin, një minutë para pushimit, kur përfundoi me sukses një aksion të ideuar nga Jadon Sancho dhe Fred. 

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Ronaldo kaloi United në epërsi, teksa dërgoi në rrjetë krosimin e Marcus Rashford, por Martin Odegaard i Arsenal barazoi shumë shpejt rezultatin në 2-2. Më pas erdhi vendimi i dytë i kontestuar i VAR. Gjyqtari Atkinson akordoi një penallti në favor të United, pasi rishikoi përplasjen e Odegaard me Fred. Ronaldo arriti të ruajë qetësinë duke i dhuruar skuadrës së tij golin e fitores.

Duke qënë në tribunë dhe për këtë sfidë, trajneri Rangnick mbajti shumë shënime gjatë takimit, dhe duartrokiti golin fitues të Cristiano Ronaldos. Ky rezultat e lë Unitedin vetëm tre pikë larg Arsenal, që mban momentalisht vendin e katërt në renditjen e përgjithshme të Premier League. 

Të besuarit e Mikel Arteta luajtën shumë mirë gjatë gjithë takimit, dhe ishin qartësisht të pakënaqur me rezultatin në përfundim të tij. De Gea shpëtoi dy herë ekipin e tij nga goditjet e Pierre-Emerick Aubameyang, dhe ndali gjithashtu tentativën e Bukayo Saka.

Ndërkohë trajneri Rangnick pritet të flasë me mediat për herë të parë, ditën e premte, duke i paraprirë kështu ndeshjes së tij të parë në krye të United. Tekniku gjerman do të drejtojë “Djajtë e Kuq” në takimin përballë Crystal Palace të dielën. Rangnick u tregua shumë i vëmendshëm gjatë gjithë takimit me Arsenal, duke mbajtur shënime për mënyrën sesi United po administronte lojën. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se tekniku mendon se mënyra e ushtrimit të presionit tek kundërshtari është e vjetër, dhe do të përqafojë një qasje më të re në këtë pjesë.

Ndërkaq Cristiano Ronaldo, vazhdon të thyejë rekorde duke rritur numrin e realizimeve të tij. Zyrtarisht, askush nuk ka shënuar ndonjëherë aq shumë sa portugezi. Ekziston një pretendim i shoqatës çeke të futbollit se Josef Bican, ka shënuar 821 gola në karrierë. Dhe ka pretendime të tjera, gjithashtu të paverifikuara, se dyshja braziliane Pele dhe Romario shënuan më shumë se 1,000 gjatë karrierës së tyre. Por këto mbeten supozime. 

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll