Connect with us

Futboll

Spanjë – Real gati të shesë Isco, Barcelona kërkon të mbajë Dembele

Isco

Real Madridi po përgatitet të shesë Iscon në merkaton e janarit, nëse vjen një ofertë që i përshtatet si klubit, ashtu dhe lojtarit spanjoll, 4 herë fitues i Champions League. Janari do të jetë shansi i fundit i mdarilenëve për të përfituar para nga kartoni i Iscos, pasi kontrata e tij do të skadojë në fund të sezonit. Kjo do të thotë se herët apo vonë, lojtari do të largohet nga Bernabeu në një moment, vitin e ardhshëm.

E ardhmja e Iscos me Los Blancos ka qenë në pikëpyetje që prej vitit 2018. Ai nuk ka startuar në më shumë se 15 ndeshje në La Liga, në asnjë nga tre sezonet e fundit.  Në sezonin 2020/21 ai luajti vetëm 8 ndeshje, dhe duket se e njejta situatë po përsëritet dhe këtë vit. 29-vjeçari ka luajtur vetëm një herë, në të gjitha kompeticionet që prej shtatorit. Isco u aktivizua nga stoli vetëm për 11 minuta, në një fitore të rëndësishme që Real Madrid arriti ndaj Granadës muajin e kaluar.

Ndërkohë trajneri Carlo Ancelotti hodhi poshtë një grindje mes tij dhe lojtarit, që ishte përfolur në media kohët e fundit. Arsyeja e zënkës sipas portaleve sportive ishte fakti që Isco refuzoi të kryente ushtrimet e nxemjes, përpara se të dilte në fushë kundër Granadës. Edhe pse Ancelotti e hodhi publikisht poshtë lajmin shumë shpejt, lojtari ende nuk është është aktivizuar për klubin e tij prej atij momenti.

Prestigjozja AS shkruan se nuk ka asnjë plan që Reali të ofrojë një zgjatje të kontratës dhe asnjë plan nga ana e Isco për ta pranuar, edhe nëse do të kishte një të tillë. Idealja është që një ofertë e përshtatshme do të vijë nga një klub gjatë janarit, megjithatë, ky skenar dhe mund të dështojë. Kjo pasi klubet mund të mos jenë të gatshme të paguajnë një shifër të lartë për Isco, duke qënë se lojtari mund t’i afrohet një klubi me parametra zero, në përfundim të kontratës.

Ndërkohë nga ana tjetër, rivali i Real Madrid, Barcelona, po punon fort për të mbajtur në klub Ousmane Dembélé. Presidenti i klubit, Joan Laporta ka besim se Dembélé do të firmosë rinovimin me Barcelonën. Presidenti i katalanasve pranoi në një intervistë për Tv3 se negociatat janë duke u komplikuar, por shpreson që në fund të arrihet një marrëveshje mes klubit dhe lojtarit francez.

Laporta u shpreh:

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Dembélé dhe ai dëshiron të qëndrojë. Ne gjithashtu e duam atë sepse ai është një lojtar i madh. Këto janë situata që kanë nevojë për një negocim me përfaqësuesit që duan më të mirën për lojtarin. Unë jam entuziast për Dembélé. Ai është më i mirë se Kylian Mbappe”

Laporta ritheksoi se klubi do të tentojë të nënshkruajnë në merkaton e dimrit të ardhshëm, por situata është e komplikuar për shkak të gjendjes financiare të klubit:

“Xavi ka kërkuar të përforcojmë skuadrën dhe ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë, por për momentin nuk kemi shumë mundësi financiare. Prandaj, në këtë moment nuk është e mundur, por duhet le ta lëmë bordin sportiv të punojë.”

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll