Connect with us

Futboll

Manchester United – Ralf Rangnick nis aventurën e tij me fitore

Ralf Rangnick

Manchester United siguroi një fitore të rëndësishme, në ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit gjerman Ralf Rangnick, falë golit të Fred. Mesfushori i siguroi 3 pikët “Djajëve të Kuq” në minutën e 77’ të sfidës përballë Crystal Palace.

United u shfaq më energjik se zakonisht në fushën e blertë, por përpjekjet në sulm të lojtarëve dukej sikur nuk shpërbleheshin. Kjo pasi Crystal Palace zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë në mbrojtje, derisa Fred goditi për herë të parë në kuadrat, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur nga 20 metra distancë, që përfundoi në këndin e sipërm të portës së mbrojtur nga Vicente Guaita. Autori i golit për United zbriti në fushën e lojës si zëvëndësues i Mason Greenwood, në fillim të pjesës së dytë.

Ndërkohë në përfundim të takimit, Rangnick u shpreh mjaft i lumtur për performancën e skuadrës së tij. Trajneri komentoi takimin për BBC Match of the Day:

“Jam shumë i lumtur me mënyrën se si performoi skuadra, veçanërisht në pjesën e parë me presingun që bëmë, ishte e jashtëzakonshme. E vetmja gjë që mungonte ishte goli. Mënyra se si u mbrojtëm, ne kishim kontrollin e gjithë ndeshjes, çdo gjë ishte perfekte.”

Gjermani shtoi:

“Pjesa më e rëndësishme ishte që nuk pësuam gol. Kjo është pikërisht ajo që duhet të përmirësojmë. Ne nuk duhet të pësojmë gol. Me vetëm një seancë stërvitore,  mbeta shumë i kënaqur pasi bëmë shumë më mirë se sa pritej. Ekipi gjithmonë u përpoq të ishte në kontroll të plotë të lojës.”

Fred ishte një nga lojtarët më të kritikuar gjatë drejtimit të Ole Gunnar Solskjaer si trajner i United, i cili përfundoi muajin e kaluar. Mesfushori është shtylla kryesore e një ekipi brazilian që dominoi kualifikimin e Kupës së Botës në Amerikën e Jugut. Megjithatë, ai kurrë nuk ka dhënë asnjë indikacion, qoftë përmes shënimit të golave ​​apo krijimit të rasteve, se është i denjë për 47 milionë paundë që United pagoi për kartonin e tij. 

Ndërkohë trajneri Rangnick gjithashtu tha:

“Më duhej të pyesja ndihmës trajnerin tim nëse Fred shënoi me këmbën e djathtë. Mendova se ai mund të gjuante vetëm me të majtën. Jam i lumtur për të. Është gjithmonë më e lehtë të ndërtosh mbi gjërat ekzistuese, për të qënë i suksesshëm. Ne duhet të shënojmë gola të pastër si ai i Fred, dhe të përmirësohemi në krijimin e rasteve në sulm. Në përgjithësi, jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajtëm sot.”

Një detaj interesant është fakti se Ralf Rangnick nuk ka përjashtuar mundësinë e qëndrimit si trajner i United, dhe pas përfundimit të periudhës fillestare 6 mujore. Në rast se paraqitjet pozitive vazhdojnë, bordi i United do të mendojë seriozisht për t’i ofruar gjermanit një kontratë afatgjatë me klubin.

Nga ana tjetër, Palace tashmë ka humbur tre ndeshje radhazi në Premier League, për herë të parë nën drejtimin e Patrick Vieira. Të ashtuquajturit “Shqiponjat” janë gjashtë pikë mbi treshen e fundit në renditjen e përgjithshme, dhe duhet të ndalojnë paraqitjet negative, përpara se të përfundojnë në telashe.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll