Connect with us

Futboll

Manchester United – Ardhja e Rangnick në krye të pankinës intrigon Erling Haaland

Ralf Rangnick

Bordi drejtues i Manchester United është i mendimit se ardhja e trajnerit të ri, Ralf Rangnick, i jep “Djajëve të Kuq” një avantazh në garën për kartonin e bomberit të Dortmund, Erling Haaland. Ishte pikërisht Rangnick që në kohën kur mbante rolin e drejtorit sportiv të RB Salzburg, afroi në klub sulmuesin norvegjez, i cili më pas do t’i bashkohej Borussia Dortmund.

Këta të fundit me shumë mundësi do të heqin dorë nga Haaland në verë, duke marrë parasysh faktin se largimi i tij është i pashmangshëm herët apo vonë, dhe merkatoja verore është momenti ku Dortmund mund të përfitojë më shumë në planin financiar.

Kuptohet se United do të përballet me konkurrencë të fortë nga klube si Real Madrid, Manchester City apo Barcelona për kartonin e Haaland. Por këtu hyn në lojë Ralf Rangnick, i cili pritet të hyjë në negocioata personale me sulmuesin norvegjez.

Trajneri do të fitojë 10 milionë paundë për të udhëhequr “Djajtë e Kuq”, deri në fund të sezonit, kur pritet të vijë dhe një teknik i ri me kontratë të plotë. Sipas marrëveshjes ende jo zyrtare mes gjermanit dhe United, ai mund të rrisë pagën e tij me 2 milionë paundë, nëse ia del të udhëheqë United në katërshen e parë të Premier League, pra me fjalë të tjera, të arrijë kualifikimin për në Champions League. Rangnick më pas do të kalojë në një rol ekzekutiv në klub, në një marrëveshje 2 vjeçare, me vlerë 15 milionë paundë.

United do të kërkojë të shfrytëzojë marrëdhënien e gjermanit me Haaland dhe babain e tij, ish-mesfushorin e Leeds dhe Manchester City, Alfie.

Rangnick e bindi Haaland që t’i bashkohej Salzburgut, për shifrën e 7.2 milionë paundëve kur u largua nga Molde. Ai pranoi në atë kohë se mendonte që do të ishte më e përshtatshme për Haaland, që të transferohej në Austri, sepse ai nuk do të ishte në gjendje të luante rregullisht futboll me RB Leipzig në Bundesligë. Haaland u shit te Dortmund një vit më vonë, për 18 milionë paundë dhe tani është një nga superstarët e futbollit europian dhe atij botëror.

Ndërkohë në zhvillime të tjera, Ralf Rangnick është duke menduar që tani për përforcime në mesfushën e United. Sipas raportimeve të fundit në Angli, trajneri gjerman po kërkon një lojtar nga ish-klubi i tij RB Leipzig. Bëhet fjalë pikërisht për Amadou Haidara. Ishte pikërisht Rangnick ai që solli lojtarin në Gjermani, në vitin 2019.

Lojtari që është gjithashtu pjesë e kombëtares së Malit është një admirues i United, dhe ka shprehur disa herë dëshirën e tij për të luajtur në Old Trafford.

Ai tha për Bild në 2019: 

“Më pëlqen shumë United dhe shikoj sa më shumë ndeshje të tyre të jetë e mundur. Unë ëndërroj të luaj atje një ditë.” 

Sipas The Mirror, kaluzola për prishjen e kontratës që lojtari ka aktualisht me RB Leipzig mendohet të jetë në shifrat e 33 milionë paundëve. Por kjo shifër është mëse e përballueshme për një ekip si Manchester.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll