Connect with us

Futboll

Sterling drejt Arsenal? – Xavi dhe Barcelona i mbyllin derën lojtarit

Raheem

Sipas raportimeve më të fundit të Express në Angli, Arsenal e ka tashmë të hapur rrugën për afrimin e Raheem Sterling në klub. Lojtari i kombëtares angleze u linkua më parë me një lëvizje të mundshme drejt Barcelonës, por ardhja e Xavit në krye të pankinës së spanjollëve, duket se ka ndryshuar gjithçka.

Agjentët e klubit katalanas, janë udhëzuar nga trajneri i klubit që të ndalin përgatitjet për një ofertë drejtuar Manchester City, për kartonin e Sterling. Ky i fundit është përfolur gjithnjë e më shumë për një largim në janar, duke qënë se nuk po gjen hapësirat e duhura në ekipin e Pep Guardiolës.

Që prej fillimit të sezonit, Sterling është aktivizuar në vetëm 3 ndeshje në kampionat. Kjo gjë thuhet se e ka frustruar sulmuesin, i cili është lodhur tashmë me mos-aktivizimin në Etihad Stadium. Arsenal ndërkohë po kërkon prej kohësh një përforcim në repartin ofensiv, dhe anësori i City është lojtari perfekt për ekipin e Mikel Arteta. Sterling jo vetëm që njeh mirë kundërshtarët në Premier League, por ka dhe eksperiencën e duhur për të ndarë me talentet e reja në skuadrën e  “topçinjëve”, të cilët janë vënë në qëndër të projektit “Arteta”.

Ndërkohë në Spanjë, mësohet se plani i Xavi është që të bëjë një analizë të mirë të ekipit, përpara se të vendosë nëse Sterling është lojtari i duhur për Barcelonën. Këta të fundit kanë një numër të madh talentesh të reja, që zotërojnë shumë potencial në sulm. Trajneri i ri i blaugranave dëshiron që klubi të ecë përpara, duke zhvilluar gjeneratën e re të këtyre lojtarëve. Duke qënë se dhe vet Xavi është një produkt i La Masia, spanjolli e di mjaft mirë potencialin dhe rëndësinë e akademisë në klubin e tij.

Duket se plani i Xavi mund t’i ketë mbyllur kështu derën Sterling, për një transferim të mundshëm në Camp Nou. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka ekipe të tjera që kërkojnë shërbimet e anglezit. Interesi mbetet i lartë nga ekipet e tjera në Premier League, por Sterling ka pranuar se dëshira e tij është një aventurë e re, jashtë Anglisë. Në një intervistë të pak kohëve më parë sulmuesi i City deklaroi:

“Vazhdoj të them se futbolli është gjëja më e rëndësishme për mua. I kam vendosur vetes sfida që kur kam qënë i vogël, dhe për t’u treguar i sinqertë, njëra prej ëndrrave ka qënë të luaj diku jashtë.”

Raheem shtoi:

“Si një lojtar anglez, i vetmi kampionat që njoh është Premier League. Gjithmonë kam dashur që një ditë të luaj jashtë dhe të shoh se si do të jetë përballja me atë sfidë. Më duhet të mësoj disa gjuhë të huaja. Më pëlqen shumë theksi francez dhe ai spanjoll.”

Sterling ka zhvilluar plot 307 paraqitje me Manchester City, që prej ardhjes së tij në klub nga Liverpool në vitin 2015. Lojtari shkëlqeu për kombëtaren angleze gjatë ndeshjeve të europianit, ku tregoi dhe një herë cilësitë e tij të shkëlqyera si sulmues.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll