Connect with us

Futboll

Flet Rio Ferdinand: Ka ardhur koha që Solskjaer të largohet

Ish mbrojtësi i kombëtares angleze dhe Manchester United, Rio Ferdinand, ka shprehur për herë të parë idenë se trajneri aktual i United, Ole Gunnar Solskjaer, duhet të heqë dorë nga drejtimi i klubit. Ferdinand tha se është koha që trajneri norvegjez të lërë pankinën e Old Trafford, dhe sipas ish-futbollistit, në qoftë se kjo gjë ndodh, Solskjaer do të largohet me kokën larg nga klubi.

Në shfaqjen e tij të famshme në YouTube, Vibe with Five, Rio deklaroi:

“Që prej ardhjes së tij, dhe deri në fillim të sezonit, Solskjaer ka ndikuar pozitivisht tek United. E shikoj skuadrën tonë dhe mendoj se çfarë do të bëjmë në aspektin taktik. Nuk shikoj ndonjë filozofi ose identitet në mënyrën që skuadra po luan. Kjo gjë duhet të vijë nga trajneri. Ndihem konfuz sa herë që shikoj ekipin.”

Ferdinand shtoi:

“Gjatë merkatos verore ishim të gjithë shumë të lumtur, pasi menduam se kjo ishte pika që United e meritonte të ishte. Ole u vendos në krye të klubit për të rikthyer standartin e vjetër të United. Në fillim të sezonit ishim mjaft pozitivë.”

Ish-lojtari i Manchester pranoi se ka qënë gjithmonë skeptik tek aftësia e Soslkjaer për të drejtuar “Djajtë e Kuq”:

“Thellë thellë gjithmonë kam qenë pak skeptik. A mund të na udhëhiqte ai (Solskjaer) drejt titullit kampion? Nuk isha i sigurt. Nuk isha shumë i bindur, por shpresoja që ai ta realizonte këtë gjë. Me ato që kam parë gjatë këtij sezoni, mbase është koha që t’i pasohet stafeta dikujt tjetër, që mund të na çojë përpara.”

Rio Ferdinand ishte pjesë e “brezit të artë” të United, dhe mbrojtësi fitoi 6 tituj madhorë, në 12 vite qëndrim në Old Trafford.

United ka grumbulluar vetëm 4 pikë nga 6 ndeshjet e fundit në kampionat. Të besuarit e Ole mbajnë vendin e 6 në renditjen e përgjithshme të Premier League, dhe ndodhen 9 pikë larg kryesuesëve të Chelsea. Presioni ka qënë i madh për trajnerin e “Djajëve të Kuq” i cili shfytëzoi pushimin e ndeshjeve ndërkombëtare, për të shpenzuar disa ditë në Norvegji me familjen e tij. Mësohet se lojtarët e United, të cilët nuk janë angazhuar me kombëtaret e tyre në këtë periudhë, gjithashtu kanë marrë një periudhë të shkurtër pushimi.

Ndërkohë komentatori sportiv, Chris Sutton, u shpreh për BBC Radio 5 se United i mundon ambicia për të arritur objektivat e vet. Ish-futbollisti bëri një krahasim duke marrë shembull Norwich City, që shkarkoi trajnerin e vet. Sutton u shpreh:

“Manchester United ende po jeton duke kujtuar të kaluarën kur ishin një ekip më i mirë. Ky është problemi, nuk mund të ketë justifikime, nuk ka asgjë që të mund ta justifikojë këtë sezon. Norwich është një ekip më ambicioz se United, sepse të paktën ata kanë qënë në gjendje të marrin vendime. Ata kanë objektiv që të qëndrojnë në Premier League, dhe për mirë apo për keq, kanë marrë një vendim.”

Sipas të gjitha gjasave, Solskjaer do të vazhdojë të jetë në krye të United, minimalisht deri në fund të vitit.  

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll