Connect with us

Futboll

Merkato – Gati shkëmbimi mes Barcelona dhe Manchester City

Xavi Hernández

Ardhja e Xavi Hernández në krye të Barcelonës pritet të shoqërohet me ndryshime të mëdha tek ekipi katalanas. Dhe këtu sigurisht bëhet fjalë dhe për formacionin titullar dhe taktikat në fushën e blertë. Xavi me shumë mundësi do të rikthejë modulin 4-3-3 tek katalanasit, dhe për ta bërë këtë gjë me sukses, i duhen lojtarë kreativë dhe që mbulojnë pozicionet e njëri-tjetrit.

Një nga futbollistët që plotëson kriteret e trajnerit të sapo emëruar është Raheem Sterling. Sulmuesi i Manchester City nuk po gjen hapësirat e duhura në skuadrën e Guardiolës. Për më shumë, kartoni i lojtarit është deri diku i përballueshëm për Barcelonën. Por a është i gatshëm Guardiola të heqë dorë nga Sterling? Palët duket se kanë gjetur një zgjidhje që mund t’i kënaqë të dyja ekipet.

Guardiola i ka propozuar presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, një shkëmbim futbollistësh. City është i gatshëm të heqë dorë nga Sterling nëse spanjollët i ofrojnë kartonin e De Jong. Operacioni është ende në diskutim e sipër, por gjërat mund të bëhet realitet në merkaton e janarit.

Përpara disa kohësh u krijua ideja se Frenkie de Jong do të ishte një nga liderat e gjeneratës së re tek Barcelona. Por gradualisht dyshimet janë rritur mbi aftësitë e hollandezit. Mesfushori nuk ka dhuruar të njejtat paraqitje si ato me klubin e tij të mëparshëm Ajax. Kjo është dhe arsyeja se pavarësisht talentit potencial të De Jong, Barcelona nuk e përjashton opsionin e shitjes së tij.

Ndërkohë për Pep Guardiolën, profili i hollandezit e bën atë mjaft të preferuar në sytë e trajnerit spanjoll. Numri 1 i pankinës së City e di mjaft mirë se niveli i Frenkie de Jong ka rënë gjatë sezonit të fundit dhe këtij aktual, por Guardiola shpreson se futbollisti do të jetë në gjendje të rikuperojë formën e tij tek “qytetarët”. Në fund të fundit, mesfushori ka ADN-në e Ajaxit në lojën e tij. Për më shumë, Manchester City ka vërtet nevojë të forcojë repartin e mesit të fushës.

Por cilat do të jenë kushtet e marrëveshjes? Anglezët e kanë vlerësuar Sterling në shifrat e 50 milionë euro. Ndërkohë Barcelona nuk dëshiron të marrë më pak se 70 milionë euro për kartonin e De Jong. Në këto kushte, City mund t’i ofrojë Barcelonës, Sterling + 20 milionë euro për kartonin e hollandezit. Spanjollët përfitojnë kështu një sulmues klasi si dhe një shumë monetare mjaft të rëndësishme, në këtë periudhë delikate për blaugranat.

Momentalisht, Barcelona është ende skeptike për të lënë të lirë De Jong. Burime pranë klubit bëjnë me dije se Xavi Hernández kërkon që të trajnojë futbollistin, për të parë performancën e tij në stërvitje. Nëse ish-mesfushori i klubit nuk është i kënaqur me paraqitjen e De Jong, shkëmbimi me City mund të bëhet realitet, duke marrë parasysh dhe raportin e mirë të Guardiolës me ish-ekipin e tij.

Ndërkohë ardhja e Xavi pritet të sjellë ndryshime të tjera në Camp Nou, dhe sipas mediave spanjolle, asnjë prej lojtarëve të katalanasve, nuk e ka të sigurt vendin në formacionin titullar.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll