Connect with us

Futboll

Pas humbjes me City flet Bruno Fernandes: Lojtarët duhet të shohin veten në pasqyrë

Bruno Fernandes

Manchester United ka pësuar një tjetër humbje në Premier League, kësaj rradhe përballë rivalëve të përbetuar të Manchester City, dhe duket se të gjithë e kanë ndierë peshën e rëndë të kësaj disfate. Megjithëse të besuarit e Pep Guardiola nuk shënuan 5 gola sa Liverpool në Old Trafford, diferenca mes ekipeve ishte e madhe, dhe kjo gjë u pranua dhe nga vet lojtarët e United pas takimit.

Bruno Fernandes u mundua të bënte një auto-kritikë në përfundim të takimit, duke theksuar se të gjithë duhet të bëjnë më mirë te United. Portugezi deklaroi për Sky Sports:

“Duhet të flasim më pak dhe të bëjmë më shumë. Po përsëris të njejtën gjë. Duhet të ndryshojmë sepse po shohim të njejtën gjë përsëri dhe përsëri. Ajo çfarë bëmë sot nuk ishte mjaftueshëm.”

Kundërshtarët e City zotëruan topin në pjesën më të madhe të takimit, por në të njejtën kohë sprintuan dhe mbuluan më shumë fushë se lojtarët e United. Bruno Fernandes shtoi:

“Nëse duam të jemi në të njejtin nivel me ta (City), duhet të bëjmë më shumë, pasi treguam se nuk jemi në të njejtin nivel. Të gjithë duhet të shohin gabimet e tyre. Duhet të shikojmë në pasqyrë se çfarë po bëjmë gabim. Nuk mund të ndryshosh mentalitetin e askujt, duhet të shohësh veten tënde dhe të kuptosh se çfarë mund të bësh më mirë.”

Ndërkohë trajneri Solskjaer pësëriti në një farë mënyre, të njejtin monolog si ai pas humbjes me Liverpool. Një humbje e rëndë në Leicester, së bashku me humbjet e njëpasnjëshme në Premier League kundër dy prej rivalëve më të mëdhenj historikë të United, kanë rritur presionin ndaj teknikut Solskjaer. Por mesa duket ai nuk ka ndërmend të heqë dorë nga drejtimi i klubit.

Tekniku norvegjez komentoi:

“Është shumë zhgënjyese. Javën e kaluar u duk sikur bëmë një hap para, por ky është një hap i madh prapa. Ajo që nuk na pëlqen është mënyra sesi humbëm. Manchester United duhet të shfaqet më mirë në fushë. Kemi kaluar një periudhë 4 javore shumë zhgënjyese. Duhet të diktojmë ne lojën dhe të jemi më agresivë. Ky ishte një hap i madha mbrapa…”

Ole Solskjaer nënkuptoi me fjalët e tij se skuadra duhet ta shfrytëzojë periudhën e pushimit ndërkombëtar, si një moment të rëndësishëm reflektimi:

“Lojtarët janë qënie njerëzore. Kur humbet një ndeshje, nuk ka asgjë më të mirë sesa të fitosh më pas një të tillë. Ndaj Watford duhet të zbresim në fushë me karakter. Mendoj se pushimi ndërkombëtar ka ardhur në një periudhë mjaft të mirë për ne.”

Por fati i vet Solskjaer duket se është në fije të perit. Portalet sportive raportojnë se drejtuesit e klubit kanë parashikuar një tjetër mbledhje, për të vendosur mbi fatin e trajnerit. Bordi sportiv thuhet se është në kërkime intensive për një trajner të ri, dhe emri i Zidane është ai që duket më afër klubit. Gjithsesi, ende nuk është e qartë dëshira e këtij të fundit, i cili është përfolur se mund të marrë drejtimin e përfaqësueses franceze, në momentin që Deschamps do të largohet.

Portali Sportiv është portali më i madh online që ofron artikuj profesionalë ,analiza, lajme sportive etj. Na ndiqni, ne nuk do tju zhgënjejmë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll