Connect with us

Futboll

Skandali në kombëtaren franceze: Vjen dita e gjyqit për Benzema

Karim Benzema

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema ka dalë në gjyq në Francë, i akuzuar për bashkëpunim në një përpjekje për të shantazhuar shokun e tij të kombëtares Mathieu Valbuena, me anë të një videoje intime të gjetur në telefonin e tij.

Futbollisti e ka konsideruar akuzën kundër tij si një “maskaradë” të vërtetë, dhe nuk u paraqit në gjykatë në Versajë. Rasti daton në qershor të vitit 2015, kur dy futbollistët ishin në një kamp stërvitor në Francë. Skandali tronditi futbollin francez dhe të dy lojtarët humbën vendet e tyre në kombëtare.

Ndërkohë sot, Karim Benzema është kthyer në skuadrën franceze dhe po kalon një moment mjaft të mirë në karrierë. Ai gjithashtu shënoi në fitoren e Real Madrid në Kiev, në ndeshjen e vlefshme për fazën në grupe të Champions League. Francezi është në gjyq së bashku me katër persona të tjerë, të akuzuar për përpjekjen për të shantazhuar Valbuena. Ky i fundit i tha gjykatës të mërkurën se futbolli ishte jeta e tij.

Gjithçka filloi në vitin 2015 kur Valbuena, tashmë 37 vjeçar, i kërkoi një burri në Marsejë, Axel Angot, të ngarkonte përmbajtjen e telefonit të tij celular në një pajisje të re. Angot gjeti materiale me përmbajtje eksplicite në telefon, dhe ai, së bashku me një të pandehur tjetër në gjyq, Mustapha Zouaoui, akuzohen për përpjekjen për të shantazhuar Valbuena, duke kërcënuar se do ta bënin publike materialet e gjetura. Zouaoui u tha gazetarëve se e kishte ndarë videon me persona të tjerë, por nuk kishte pasur kurrë një përpjekje për të zhvatur para nga Valbuena.

Mathieu Valbuena përshkroi se ishte afruar nga një i pandehur tjetër, Younes Houass, i cili më pas i tha gjykatës se lojtari po vepronte sikur asgjë të mos ishte e gabuar, dhe se ai e kishte paralajmëruar Valbuenan për seriozitetin e çështjes, pa kërkuar para.

Kur futbollisti shkoi në polici, një agjenti të fshehtë të quajtur Luka, iu dha detyra të negocionte në emër të tij me shantazhuesit. Të pandehurit akuzohen se i janë afruar një shoku të fëmijërisë së Benzema, të quajtur Karim Zenati. Më pas, në tetor 2015, sulmuesi i Real Madrid iu afrua Valbuena në dhomën e tij të zhveshjes, në kampin stërvitor të ekipit kombëtar.

Benzema tha se ishte përpjekur të ndihmonte shokun e tij të skuadrës, në mënyrë që të hiqte qafe videon komprometuese, duke e paralajmëruar atë: “Ki kujdes, Math, ata janë banditë të mëdhenj…” Ai më pas i ofroi ta kontaktonte me dikë që mund t’i besonte, shokun e tij të fëmijërisë, Zenati.

Policia ndërkohë ishte duke përgjuar telefonatat e tyre, dhe regjistroi Benzema duke i thënë shokut të tij të fëmijërisë: “Ai nuk po na merr seriozisht”. Zenati thuhet se është përgjigjur: “Ne jemi këtu për ta zgjidhur këtë gjë, nëse ai nuk dëshiron që të merret me kriminelë.”

Ndërkohë, Valbuena thuhet se i ka treguar familjes për pamjet në telefonin e tij. Nga ana tjetër, pavarësisht rrjedhës së procesit gjyqësor, Benzema sipas të gjitha gjasave nuk rrezikon të kalojë kohë pas hekurave. Por vendimi përfundimtar i çështjes padyshim që do të ketë ndikim të madh në të ardhmen e futbollistit.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll