Connect with us

Futboll

Flet Arteta: Trajtimi i Steve Bruce i bën trajnerët e tjerë të stepen

arteta

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka thënë se trajtimi që Newcastle i bëri teknikut Steve Bruce, ka stepur shumë trajnerë të tjerë për të pranuar oferta të ndryshme nga klubet. Bruce hoqi dorë këtë javë nga drejtimi i Newcastle, pas ardhjes në klub të drejtuesëve të rinj. Në një intervistë për “The Telegraph”, trajneri foli për presionin dhe vështirësitë e punës që ai dhe familja e tij kanë kaluar, gjatë qëndrimit prej 2 vitesh në krye të pankinës.

Kjo gjë mesa duket ka bërë që Arteta të reflektojë, duke komentuar mbi rolin e trajnerit në futbollin e sotëm. Numri 1 i pankinës së Arsenal u shpreh se shumë trajnerë me prespektivë, i kanë thënë atij se po e mendojnë 2 herë nëse ia vlen të ndjekin këtë rrugë. Spanjolli mbështeti më tej arsyetimin e tij:

“Po, shumë persona mendojnë kështu. Kam dëgjuar shumë, dhe kam shumë miq të cilët po ndjekin kurset për trajner, të cilët janë dyshues nëse mund të përballojnë apo jo presionin. Apo, është më mirë të jesh asistent apo diçka tjetër.”

Arteta më pas dha qëndrimin e tij personal mbi sfidën e të qënit trajner:

“Për mua kjo nuk mund të jetë një barrierë. Nuk mund të stepesh nga frika apo trajtimi që do të marrësh. Mendoj se gëzimi është kaq i madh, sa nuk duhet të ndalesh. Por sigurisht, është e rëndësishme të kujdesemi për mjedisin në një ekip dhe të vendosim disa gjëra në vendin e duhur. Nëse nuk e bëjmë nuk mendoj se do të bëhet më mirë. Në fakt mendoj se do jetë një situatë akoma më e keqe nëse nuk bëjmë asgjë.”

Ndeshja e fundit e Bruce për Newcastle ishte ajo përballë Tottenham, ku skuadra u mund me rezultatin 3-2 nga Spursat. Kjo ishte ndeshja numër 1000 në karrierën e teknikut, dhe 60 vjeçari ka lënë të kuptohet se aventura me Newcastle mund të jetë e fundita për të si trajner.

Arteta ndërkohë ka thënë se presioni ndikon dhe tek menaxherët më me eksperiencë:

“Persona që kanë qënë trajnerë për vite të tëra po mendojnë të mos e vazhdojnë më punën. Por për mua, nuk duhet ta humbasësh fokusin, pasionin, dashurinë, dhe arsyen se përse vendos të bëhesh trajner futbolli. Nëse ndikohesh nga çdo opinion që dëgjon sot për veten tënde, nuk do të jesh i lumtur, pavarësisht se cila është puna jote.”

Gjithsesi, pasi Bruce deklaroi se ishte ofenduar në mënyra të ndryshme, dhe Arteta ka bërë me të drejtë një sqarim në argumentin e tij:

“Isha shumë i mërzitur pasi dëgjova ato që tha Steve. Pikë së pari pasi e njoh personalisht, dhe së dyti, për shkak të asaj që transmetuan fjalët e tij. Po flasim për dikë që ka 40 vite që punon si trajner. Ai ka trajnuar ekipe të ndryshme përgjatë 1000 ndeshjeve, dhe pavarësisht eksperiencës së tij, tha se e vuan këtë lloj situate dhe abuzimi. Mendoj se ka ardhur momenti të reflektojmë. Nuk mund të pranojmë gjëra të caktuara vetëm sepse këshu janë.”  

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll