Connect with us

Futboll

Cristiano Ronaldo: Do t’ua mbyll gojën kritikëve duke fituar trofe me United

ronaldo

Superstari i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka folur në lidhje me kritikat e fundit mbi paraqitjet e klubit, por dhe performancat personale. CR7 u shfaq konfident si zakonisht, duke thënë se personat që flasin gjatë gjithë kohës për të, e dinë mjaft mirë potencialin e tij në fushën e blertë.

Rikthimi i Ronaldos te Manchester United, në ditën e fundit të merkatos verore, u prit me bujë dhe mjaft gëzim nga fansat e klubit historik. Portugezi ka shënuar 6 gola deri tani, të cilët kanë rezultuar të gjithë mjaft të rëndësishëm, duke i dhënë United në disa raste fitoren në minutat e fundit, si në kampionat, ashtu dhe në Champions League. Por forma jo konsistente e “Djajëve të Kuq” ka bërë që dhe Ronaldo të mos i shpëtojë dot kritikave.

Statistikat e Premier League tregojnë se Ronaldo është ndër sulmuesit me presionin më të ulët ndaj kundërshtarit, në momentin që këta të fundit kanë topin. Me fjalë të tjera, lihet të kuptohet se Ronaldo nuk po e ndihmon ekipin e tij në fazën difensive, duke vënë në dyshim impaktin e tij në dukje pozitiv. Sulmuesi u përgjigj:

“E di se skuadra ka nevojë për ndihmën time në mbrojtje. Por roli im në ekip është të fitoj, të ndihmoj skuadrën të fitojë duke shënuar gola. Aspekti difensiv është pjesë e punës time. Njerëzit që nuk duan ta shohin këtë nuk kanë qejf, por për të qënë i sinqerë, unë jam 36 vjeç dhe kam fituar gjithçka. Përse duhet të shqetësohem se çfarë mendojnë të tjerët?”

Ronaldo shtoi:

“Unë fle mirë gjatë natës. Shtrihem në krevat me ndërgjegjjen e pastër. Ende do të vazhdoj të fitoj dhe do t’ua mbyll gojën. Kritikat janë gjithmonë pjesë e lojës. Nuk jam i shqetësuar për këtë gjë, në fakt e shoh si diçka pozitive. Nëse flasin për mua është sepse e dinë potencialin dhe vlerën time në futboll.”

Ronaldo gjithashtu foli për qëllimet e tij tek United. Ai bëri të ditur se kur erdhi në klub, ndau me shokët e skuadrës dëshirën për të rikthyer Manchester United tek trofetë, duke mbajtur përpara tyre një fjalim motivues. CR7 u shpreh:

“Thashë atë që ndjeva në ato momente. Kam ardhur këtu për të fituar. Manchester United është simbol i trofeve dhe nuk kam ardhur për pushime. U thashë atyre se shikoj një potencial të madh te kjo skuadër. Ka shumë lojtarë të rinj, lojtarë me potencial. Jam këtu për të fituar dhe për të ndihmuar ekipin të ndërtojë diçka të re.”

Ronaldo gjithashtu dha sqarimin e tij për reagimin në ndeshjen ndaj Everton, ku portugezi u largua i inatosur drejt dhomave të zhveshjes, pas takimit që u mbyll në barazim:

“Nuk më pëlqen të humbas. Ishte një barazim. Por një barazim përballë Everton, për të cilët kam shumë respekt, në shtëpinë tonë, është si një humbje për mua. Mbase e kam gabim, por kjo është mënyra sesi unë e motivoj veten dhe sesi kam fituar trofe gjatë karrierës time.”

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll