Connect with us

Futboll

Juventus gati të bëjë lëvizjen e madhe, ja mefushori që kërkon “Zonja e Vjetër”

Massimiliano Allegri

Sipas raportimeve më të fundit të Tuttosport, trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka identifikuar sulmin dhe mesfushën si dy repartet më të rëndësishme, që kanë nevojë për përmirësime merkaton e ardhshme. Për këtë arsye, “Zonja e Vjetër” ka bërë gati një listë lojtarësh që shihen si të përshtatshëm për t’u bërë pjesë e ekipit.

Lojtari që ka tërhequr më shumë interesin e italianëve, është Aurelien Tchouameni i Monaco. Mesfushori francez ka ngjallur gjithashtu interesin e klubeve të tjera “big” në Europë si: Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid. Sipas burimeve zyrtare të ESPN, agjentë sportive të shumë skuadrave kanë ndjekur “live” paraqitjet e lojtarit, i cili konsiderohet një nga talentet e reja më me prespektivë në futbollin botëror.

Monaco nga ana e vet pritet të kërkojë minimalisht 50-60 milionë euro për shërbimet e Aurelien Tchouameni. Përveç Juventus, anglezët e Manchester United janë gjithashtu mjaft të interesuar për kartonin e francezit. Kjo pasi ekziston mundësia që Paul Pogba të largohet nga klubi, duke lënë një boshllëk mjaft të madh në mesfushën e “Djajëve të Kuq”.

Ndërkohë e ardhmja e Pogba duket gjithnjë e më e paqartë te United. Kontrata e mesfushorit skadon në fund të sezonit, dhe agjenti i tij, Mino Raiola, është hedhur në kërkim të klubit të ardhshëm ku Pogba mund të aktivizohet. Së fundmi, është Barcelona që është hedhur në lojë për të përfituar shërbimet e shtatëlartit të United. Një transferim me kosto zero do të ishte perfekt për Barcelonën, e cila ndodhet në një situatë tejet të vështirë financiare. Por pavarësisht interesit nga klube të ndryshme, të gjitha pritet të hasin në kundërshtinë e Ole Solskjaer, i cili nuk dëshiron kurrsesi të humbasë një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm.

Ndërkohë Juventus ka gati planin rezervë, në rast se transferimi i Tchouameni nuk është i mundur. Italianët i kanë sytë dhe tek Axel Witsel i Dortmund, si dhe Desnis Zakaria i Borussia Monchengladbach, Kontrata e të dy futbollistëve me klubet respektive skadon në verën e ardhshme. Një tjetër alternativë mjaft e përshtatshme është dhe talenti i Ajax, Ryan Gravenberch.

Përsa i përket sulmit, Juventus pritet të presë merkaton verore për të bërë një lëvizje. Drejtuesit e klubit dëshirojnë të sjellin në Torino talentin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic, Por, konkurrenca për këtë të fundit pritet të jetë e fortë nga rivalët e tjerë europianë. Planet e italianëve mund të prishen shumë lehtë, duke marrë parasysh se një klub tjetër mund të afrojë mesfushorin që në merkaton e janarit.

Për këtë arsye, juventinët kanë një plan rezervë dhe për sulmin. Dhe ky plan lidhet me një emër të njohur tashmë për tifozët e klubit, Alvaro Morata. Spanjolli luan momentalisht si i huazuar me Juventus, dhe kartoni i tij zotërohet nga Atletico Madrid. Në rast se Allegri dështon me transferimin e Vlahovic, ai do të kërkojë nga klubi blerjen përfundimtare të kartonit të Moratës. Në këtë mënyrë Juventus krijon më shumë siguri në repartin ofensiv.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll