Connect with us

Futboll

Mourinho tek Newcastle? Portugezi pranon lidhjen emocionale me klubin

mourinho

Pas ardhjes së pronarëve të rinj tek Newcastle United, emri i Jose Mourinho, ka qenë një nga më të përmendurit për të marrë drejtimin e klubit. Numri 1 i pankinës së Romës ka një lidhje të veçantë me Newcastle. Kjo për shkak se për shumë vite, punoi përkrah Sir Bobby Robson, një nga legjendat e klubit anglez.

“The Special One” nuk donte të fliste gjatë mbi këtë çështje, por pranoi se ekziston një lidhje speciale mes tij dhe Newcastle United:

“Në lidhje me Newcastle nuk kam asgjë për të thënë. Absolutisht asgjë. E vetmja gjë që mund të them është se për shumë shumë vite, kam punuar me një nga figurat më të rëndësishme në historinë e klubit, Sir Bobby Robson. Për këtë arsye gjithmonë kam pasur një lidhje të veçantë emocionale me qytetin dhe fansat e ekipit. Por kjo është e gjitha.”

Megjithëse Steve Bruce është ende në krye të pankinës së Newcastle, kjo nuk i ka dhënë fund spekullimeve të pafundme, në lidhje me zëvëndësuesin e tij potencial. Ndërkohë Mourinho gjithashtu shtoi se momentalisht ndihet i lumtur te Roma.

Trajneri portugez tha:

“Ndodhem këtu dhe jam mjaft i lumtur. Jam 100% i fokusuar në projektin e Romës, në projektin Friedkin (pronarët e klubit).”

Mourinho punoi nën mbikëqyrjen e Robson gjatë kohës kur ish-trajneri i Anglisë ishte në krye të Sporting Lisbon, Portos dhe Barcelonës. Portugezi fillimisht luajti rolin e përkthyesit, përpara se të merrte edhe përgjegjësitë e ndihmës-trajnerit. Më pas, Robson mori drejtimin e Newcastle nga viti 1999 deri në vitin 2004, dhe konsiderohet një figurë e rëndësishme në St James’ Park. Për këtë arsye, statuja e tij qëndron përpara stadiumit.

Ndërkohë trajneri aktual i Newcastle, Steve Bruce, ka kritikuar ashpër mediat, për raportimet në lidhje me të ardhmen e tij. Shumica e tabloideve sportive deklaruan se Bruce do të shkarkohej brenda pak ditëve, pas ardhjes së pronarëve të rinj nga Arabia Saudite, por kjo gjë nuk ndodhi. Tekniku deklaroi:

“Shpresoj se po ndieni pak presion nga shefat tuaj, sepse ajo që ju donit nuk ndodhi apo jo? Informacioni që keni raportuar ishte i gabuar, që do të thotë se nuk e keni kryer punën tuaj si duhet.”

Pronarja e pjesshme e klubit, Amanda Staveley, deklaroi se bordi drejtues do të tregohet i duruar dhe i vëmendshëm. Sipas saj, filozofia e klubit është se ndryshimet e mëdha nuk ndodhin brenda një dite. Staveley gjithashtu deklaroi:

“Steve është treguar shumë profesionist në komunikimet tona me të. Nëse do të ketë ndryshime në të ardhmen, ai do të jetë i pari që do të njoftohet.”

Pavarësisht atmosferës optimiste mes tifozëve në St James’ Park, shumica e tyre dëshirojnë largimin e trajnerit aktual të Newcastle. Bruce i është përgjigjur tifozëve, duke thënë se gjëja me e rëndësishme për ta është që klubi të fitojë ndeshje, pavarësisht mendimit që kanë për të si trajner. Tekniku tha se nuk kishte bërë plane për të ardhmen e tij, pas ndryshimeve të fundit në bordin e Newcastle.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll