Connect with us

Futboll

Sheikh Mansour aprovon transfertën: Manchester City rrezikon të bëhet i pandalshëm

Sheikh Mansour

Manchester City i Pep Guardiolës theu rekordin e transferimeve këtë vit në Premier League, me afrimin e Jack Grealish për shifrën e 100 milionë paundëve. Por pronari i pasur i klubit, Sheikh Mansour, mund t’i çojë gjërat në një tjetër nivel merkaton e ardhshme verore.

Megjithëse ardhja e Grealish ishte një lëvizje madhore për klubin, ajo u la disi në hije nga fakti që City, dështoi të nënshkruante me Harry Kane, që ishte dhe objektivi kryesor i “qytetarëve”. Sulmuesi qëndroi te Tottenham, por kjo i ka shtyrë drejtuesit e City, drejt ndjekjes së një objektivi akoma më të vështirë. Kylian Mbappe!

Sipas Transfer Window Podcast, anglezët janë gati të bëjnë çdo gjë për të sjellë në Etihad Stadium sulmuesin e talentuar francez. Mbappe pritet të jetë copëza e fundit e “puzzle-it” për të besuarit e Guardiolës, të cilët që tani kanë një ekip super të kompletuar në mesfushë dhe mbrojtje. Duke thënë këtë, Mansour ka identifikuar Mbappe si lojtarin që do ta bëjë ekipin e tij të pamposhtur për vite të tëra në vazhdim.

Gazetari sportiv McGarry komentoi zhvillimet:

“Nga ajo që kuptojmë, Sheikh Mansour i ka vënë një mandat klubit të tij për të hyrë në garë, për shërbimet e Mbappe. Situata me Harry Kane i ka lënë shije jo të mirë klubit, që po kërkon një sulmues të kalibrit të lartë botëror, dhe Mbappes i përfundon kontrata në fund të sezonit.” 

Pavarësisht dëshirës së City, problem kryesor mbetet dëshira e vet Mbappe, që ka shprehur hapur faktin se dëshiron të luajë për Real Madrid. Madrilenët po presin verën për të nënshkruar me lojtarin, me kosto zero, por sipas McGarry, Man. City do të bëjë gjithçka që kjo gjë të mos ndodhë:

Të gjithë e dinë se zemra e tij (Mbappe) është në Madrid. Por ekziston mundësia që ai të tundohet dhe nga Premier League. Në këtë rast, Manchester City do të jetë i përgatitur për të lidhur kontratën me të, pavarësisht kostos. Ata janë gati të ofrojnë një shifër mjaft të lartë që në Janar, gjë që Real nuk do ta bëjë. Gjithashtu janë gati që në verë, t’i ofrojnë Mbappe një kontratë më të mirë se ajo e madrilenëve.”

Talenti, shpejtësia elektrike dhe aftësia për të shënuar, e bëjnë Kylian Mbappe një talent unik. Me suportin e Kevin De Bruyne, Phil Foden, Grealish dhe Riyad Mahrez në mesfushë, francezi do të kthehej në një kundërshtar shumë të vështirë për t’u ndalur nga kundërshtarët.

Ndërkohë Guardiola duket se është bezdisur nga e gjithë kjo situate dhe ka kërkuar më shumë respekt për klubin e tij dhe PSG:

“Ndonjëherë nuk e kuptoj se nga vijnë këto lajme, nuk e kuptoj. Mediat duhet të tregojnë më shumë respekt ndaj PSG, më shumë respekt ndaj Manchester City, dhe ndaj lojtarëve të të dy ekipeve. Unë jam personi i dytë që marr vesh gjithçka mbi objektivat tanë, lojtarët që duam të shesim etj, por kjo është e gjitha. Kërkoj më shumë respekt.”

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll