
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti mendon se Karim Benzema meriton të jetë në listën e lojtarëve kandidatë, për të fituar çmimin prestigjoz të “Topit të Artë”. 33 vjeçari po kalon një moment fantastik këtë vit, teksa ka shënuar 8 gola në 7 paraqitje me Real Madrid në të gjitha kompeticionet. Francezi është gjithashtu autor i 7 asisteve.
Duket se këto arsye kanë qenë mjaftueshëm për Ancelottin, që të besojë fort te potenciali i futbollistit të tij. Italiani deklaroi:
“Mendoj se për ato që ka realizuar vitin e kaluar, dhe për ato që po bën gjatë këtij sezoni, e meriton patjetër të jetë në listën e Ballon d’Or. Mendoj se Karim ka kohë ta fitojë pasi ky nuk do të jetë sezoni i tij i fundit. Mesa duket ai është si një vera, bëhet më i mirë sa më shumë kohë kalon.”
Carlo Ancelotti u vendos për herë të dytë në krye të pankinës së Real Madrid këtë sezon, dhe tekniku e njeh mjaft mirë potencialin e Benzema, duke qenë se ka punuar më parë me të.
Në sezonin 2020-2021 Benzema shënoi 30 gola në 46 paraqitje për Real Madrid, por me këtë ritëm që ka shfaqur në ndeshjet e fundit, francezi mund të tejkalojë këtë shifër gjatë këtij viti. Rikthimi i tij në kombëtaren franceze ishte gjithashtu një sukses personal për sulmuesin e “galaktikëve”. Benzema arriti të shënonte 4 gola në Euro 2020. Megjithatë, realizimet e tij nuk ishin mjaftueshëm për të dërguar Francën në çerekfinale, teksa pësuan një eleminim shokues nga Zvicra.
Mes kandidatëve të tjerë për “Topin e Artë” pritet të jenë dhe Gigio Donnarumma dhe Jorginho. Italianët luajtën një rol kyç në kombëtaren e tyre, duke arritur në fund të triumfojnë në Euro 2020. Jorginho u shpall kampion Europe dhe në nivel klubesh pasi lojtari është pjesë e Chelsea, që fitoi Champions League-ën në sezonin që lamë pas.
Portali Sportiv është portali më i madh online që ofron artikuj profesionalë ,analiza, lajme sportive etj. Na ndiqni, ne nuk do tju zhgënjejmë.
