Connect with us

Futboll

Kapet mat nga kamerat: Mbappe ankohet për Neymar

neymar

Diçka jo e këndshme ka ndodhur në kampin e PSG, pas fitores që parizienët arritën përballë Montpellier në shifrat 2-0. Superstari francez i klubit, Kylian Mbappe, u kap nga kamerat teksa ankohej për shokun e tij të skuadrës brazilianin Neymar. Teksa gjendej në stolin e rezervave, Mbappe i tha shokut të tij të skuadrës, Gueye:

“Ai nuk më pason topin…” – duke iu referuar Neymar.

Për Mauricio Pochettinon, egoja personale e yjeve në skuadrën e tij, është një nga problemet më të mëdha që dëmton sot PSG. Në fitoren 2-1 përballë Lyon, Lionel Messi nuk e priti mirë zëvëndësimin e tij, dhe kur doli jashtë fushës së blertë, refuzoi t’i jepte dorën trajnerit. Francezët sapo ishin “rikuperuar” nga zhurma që ky gjest shkaktoi në media, por duket se fjalët e fundit të Mbappe kanë rikthyer dhe një herë vëmendjen, tek mjedisi problematik i PSG.

Përballë Montpellier, ekipit i mjaftuan golat e Idrissa Gueye dhe Julian Draxler për të rrëmbyer 3 pikët. Mbappe komentoi mbi pakënaqësitë ndaj Neymar, pasi ishte zëvëndësuar në minutat e fundit të takimit. Braziliani ndërkohë ishte autor i asistit që i mundësoi Draxler të shënonte golin e dytë për parizienët. Gjithsesi, Kylian la të nënkuptohej se ai nuk merr të njejtën ndihmë nga Neymar. Mungesa e kohezionit mes vijës sulmuese u vu re gjatë gjithë takimit, me yjet e PSG që humbën shance të mira për shënim, duke refuzuar të pasonin drejt shokëve të skuadrës, të cilët gjendeshin në pozicione dukshëm më të mira. Kjo ishte dhe arsyeja se pse as Neymar, dhe as Mbappe, nuk arritën të linin emrin në listën e golashënuesëve.

Kjo ishte një frikë e shumë analistëve, në lidhje me skuadrën e drejtuar nga Pochettino. Vija ofensive e mbushur me superstarë të nivelit më të lartë botërorë, mund të dështojë për shkak të interesave të tyre personale. Lajmet u bënë aq të shpeshta saqë detyruan drejtorin sportiv të PSG, Leonardo të sqaronte situatën. Ai tha se nuk ekziston asnjë lloj xhelozie mes Messi, Neymar dhe Mbappe.

Githsesi, e parë nga një këndvështrim më i thjeshtë, situata duket ndryshe. Dëshira e madhe e Mbappe për t’iu bashkuar Real Madrid, mund të jetë një nga arsyet që sulmuesi e ka të vështirë të mbajë raporte të mira me shokët e skuadrës. Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që francezi ka regjistruar precedentë, që nuk kanë lënë shije të mirë brenda ekipit.

Në verë, ai nuk ishte pjesë e festës së ditëlindjes së Ander Herrera, ku morën pjesë shumica e lojtarëve të tjerë të PSG. Pak kohë më pas, Mbappe u kap nga kamerat teksa po ecte drejt fushës stërvitore i vetëm, me shokët e skuadrës të cilët ishin të distancuar dhe po qeshnin me njëri-tjetrin.

Por pavarësisht të gjithave, trajneri Pochettino ende e konsideron Mbappe si sulmuesin e tij kryesor, megjithëse kjo gjë duket se po sjell probleme në kampin parizien. Vet forma sulmuese e Mbappe këtë sezon, nuk është ajo që jemi mësuar të shohim. Francezi ka shënuar vetëm 4 gola në 9 takime gjithsej.

Portali Sportiv është portali më i madh online që ofron artikuj profesionalë ,analiza, lajme sportive etj. Na ndiqni, ne nuk do tju zhgënjejmë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll