Connect with us

Futboll

Flet Carlo Ancelotti pas humbjes: Gjithcka që bëmë shkoi keq

Carlo Ancelotti

“Gjithçka shkoi mirë për ata, ndërsa gjithçka që bëmë ne shkoi keq.” – këto ishin fjalët e Carlo Ancelottit, pas humbjes shokuese të madrilenëve në shifrat 2-1, përballë Sheriff Tiraspol.

Në shumë aspekte, ndeshja ishte një absurditet i vërtetë, me Real Madrid që dominoi gati të gjithë takimin. Por përballë spanjollëve, gjendej portieri kundërshtar Georgios Athanasiadis. Ky i fundit zhvilloi një nga performancat më të mira në portë, të të gjitha kohërave në historinë e Champions League. Duke futur në ekuacion dhe fatin, të cilin Sheriff e kishte të gjithin në anën e vet, portieri Athanasiadis arriti të ndalte goditjet e Hazards, Vinicius Juniors dhe Karim Benzemas gjatë gjithë takimit.

Frustrimi ishte i dukshëm në kampin e spanjollëve, teksa dhanë gjithçka mundën në fushë, dhe dolën prej saj pa asgjë. Trajneri Ancelotti tha pas takimit:

“Jam pak i mërzitur pasi mendoj se meritonim fitoren në këtë takim. Mendoj se kishim fat të keq kësaj rradhe, e humbëm ndeshjen nga detaje të vogla. Ata (Sheriff Tiraspol) i shënuan golat nga kundërsulmi dhe një rivënie anësore. Goditëm shumë herë portën, por disa herë, fati thjesht nuk është me ty. Çdo gjë shkoi mirë për ata, gjithçka që bëmë ne shkoi keq… Detajet e vogla na kushtuan lojën, dhe duhet të mësojmë nga kjo gjë për të ardhmen.”

Mesfushori Casemiro deklaroi:

“Portieri i tyre bëri shumë pritje vendimtare gjatë ndeshjes, dhe mendoj se Sheriff duhet përgëzuar për 2 golat që shënoi. Kishim lojën nën kontroll dhe po krijonim shumë raste, por më pas ata shënuan një gol mjaft të bukur.”

Ndërkohë nga kampi kundërshtar, fitorja për Real Madrid ka qenë gati e pabesueshme. Kjo edhe për vet trajnerin Chief Vernydub i cili deklaroi:

“Kjo është shumë emocionuese. Jam shumë mirënjohës për punën që lojtarët bënë në fushë. Jemi një skuadër e vërtetë. Disa lojtarë të mëdhenj kanë deklaruar se nuk ka vend në Champions League për skuadra si Sheriff, por ky është vendi jonë dhe e treguam. Krijuam një mrekulli dhe në fund ia dolëm të fitojmë. Jam shumë krenar dhe i lumtur për Sheriff, por më shumë për djemtë e mi.”

Mbrojtësi i Sheriff, Gustavo Dulanto nuk mund të fshihte emocionet teksa deklaroi:

“Ka qenë ëndrra ime të fitoj në Bernabéu. Gjithmonë e kam ndjekur Real Madrid, ata janë ekipi më i suksesshëm në Champions dhe fitorja në shtëpinë e tyre është një arritje e madhe. Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Nuk mund të relaksohemi pasi në futboll nuk ka logjikë, siç e dëshmoi dhe rezultati i sotshëm.”

Kjo ishte humbja e parë e sezonit për Real Madrid, por Ancelotti nuk u shfaq i shqetësuar. Sipas tij, ekipi zhvilloi një performancë të mirë në fushë, duke shfaqur vendosmëri dhe intensitet në lojë. Gjithsesi, italiani do të përballet në mënyrë të pashmangshme me presionin e fansave dhe opinionit publik, në Spanjë dhe jo vetëm. Kjo pasi pavarësisht rrjedhës së lojës, nga “galaktikët” pritet gjithmonë ekselenca, sidomos kur bëhet fjalë për Champions League.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll