Connect with us

Futboll

Rrëfehet Sadio Mane – Duam të fitojmë AFCON për trajnerin Cisse

Sadio Mane

Sadio Mane dhe Edouard Mendy kanë deklaruar se janë të vendosur për të fituar finalen e AFCON ditën e diel, si një mënyrë për t’i hequr presionin trajnerit Aliou Cisse. Ish-futbollisti i  Birmingham dhe Portsmouth u vendos në krye të pankinës së Senegal në mars të vitit 2015. Por starti i ngadaltë i kombëtares në AFCON bëri që zërat kritikë ndaj trajnerit të shtoheshin, megjithëse tashmë skuadra ndodhet në finalen e kompeticionit.

Të ashtuquajturit “The Teranga Lions” filluan AFCON me një fitore të ngushtë ndaj Zimbabwes, e ndjekur nga 2 barazime pa gola ndaj Guinea dhe Malawi. Ishte loja fantastike e sulmuesit të Liverpool, Sadio Mane, që i siguroi Senegalit fitoren ndaj Cape Verde, Equatorial Guinea dhe Burkina Faso, duke shtruar kështu rrugën drejt finales. Mane foli për BBC Sport Africa, duke mbrojtur trajnerin e tij:

“Unë besoj se Aliou Cisse meriton gjithçka sepse ai është trajneri më i kritikuar që kam parë ndonjëherë, por nuk dorëzohet asnjëherë. Ai i beson vetes së tij, i beson grupit. Pavarësisht se ka kritikë jashtë skuadrës, ai është këtu duke bërë punën e tij.”

Mane shtoi:

“Ne do të donim ta fitonim këtë trofe për vendin tonë dhe për të (Cisse). Kjo pasi ai e meriton pas gjithë përvojës së tij si lojtar, dhe tani si trajner me Senegalin. Do të ishte një çmim fantastik për punën e tij.”

Gjatë karrierës së tij si lojtar, Cisse fitoi 35 ndeshje me kombëtaren e Senegalit. Ai gjithashtu ishte kapiteni i ekipit në Botërorin e vitit 2002, ku përfaqësuesja arriti të fitonte pëballë kampionëve në fuqi të Francës, në ndeshjen e parë të grupit. Senegali shkoi deri në çerek-finalet e këtij botërori.

Megjithatë, në AFCON kombëtarja nuk ka patur aspak fat të mirë. Senegalezët nuk e kanë fituar asnjëherë kompeticionin, duke u mposhtur në të dyja finalet e mëparshme që kanë arritur. Në finalen e vitit 2002 përballë Cameroon, ishte Cisse që asokohe si lojtar, humbi penalltinë deçizive të takimit.

Ndërsa në vitin 2017, Senegali i drejtuar nga Cisse u mposht në çerek-finale përsëri nga Cameroon-i. Por kësaj rradhe rrethanat duken më pozitive. Momentalisht Senegali është kombëtarja afrikane me rankun më të lartë në renditjen e FIFA, duke u renditur e 20-ta. Mane dhe shokët e tij shpresojnë të thyejnë fatin e keq, duke fituar për herë të parë kompeticionin madhor. Lojtari i Liverpool gjithashtu foli për shanset që ekipi i tij ka, për të mposhtur Egjiptin në finalen e madhe:

“Të gjithë lojtarët e dinë se tani jemi mjaft afër trofeut. Por të qënit afër nuk ka rëndësi. Duhet ende të punojmë shumë fortë për ta fituar. Kemi qënë në finale dhe vite më parë dhe duhet të bëjmë gjithçka që të mos e humbasim kësaj rradhe. Duhet të fitojmë.”

Portieri i Chelsea, Mendy, vuri në dukje cilësitë e kombëtares nën drejtimin e trajnerit Cisse:

“Kemi qënë në një finale dhe më përpara, por trajneri ka të çka na duhet për të na udhëhequr drejt suksesit. Ajo që e bën Senegalin të veçantë nën drejtimin e tij është shpirti luftarak loja në skuadër.”

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll