Connect with us

Futboll

Rrëfehet Luis Alberto: Tek Liverpool-i i Klopp mund të isha kthyer në një yll

luis alberto

Lojtari i Lazios, Luis Alberto, ka folur për herë të parë mbi eksperiencën e tij negative tek Liverpool, duke thënë se si gjërat mund të kishin shkuar ndryshe. Spanjolli iu bashkua “The Reds” në vitin 2013. Ai erdhi në Angli si një mesfushor ofensiv mjaft premtues, por gjërat asnjëherë nuk funksionuan për të.

Lojtari luajti vetëm 135 mintua në Premier League me Liverpool dhe nuk nisi asnjë ndeshje si titullar. Një huazim zhgënjuyes tek Malaga në sezonin 14/15 u ndoq më pas nga një sezon disi më i mirë tek Deportivo La Coruna. Në vitin 2016 Luis u bë pjesë e Lazios dhe që prej atij momenti, mesfushori ka kaluar disa sezone të suksesshme me italianët.

Tani që është i qartë fakti se Alberto është një futbollist mjaft i talentuar, spanjolli ka dhënë mendimin e tij se përse gjërat nuk funksionuan tek Liverpool:

“Në një periudhë të shkurtër, unë kalova nga kategoria e dytë spanjolle, tek një skuadër që mund të fitonte Premier League-ën, me lojtarë si Gerrard, Suarez, Sturridge… U bëra pjesë e një futbolli krejt tjetër dhe kuptova se përveç aftësive teknike, duhej të përmirësoja shumë gjëra të tjera.”

Por futbollisti mendon se gjërat do të kishin shkuar ndryshe, nëse do të ishte bërë pjesë e Liverpool në një moment tjetër:

“Sigurisht, është e vërtetë: do të kishte shkuar ndryshe nëse do të më thërrisnin në një moment tjetër. Por, ka lojtarë që hedhin poshtë 15 vite nga karriera e tyre, në fund të fundit, unë kam çuar dëm vetëm disa.”

Pavarësisht të gjithave, Luis Alberto mund të konsiderohet deri diku me fat që nuk gjeti hapësirat e duhura tek Liverpool. Në atë kohë, “The Reds” nuk luanin në asnjë prej kompeticioneve madhore europiane, dhe rotacioni në skuadër ishte gati jo-ekzistent. Trajneri i atëhershëm, Brendan Rodgers, formoi 11-ëshen e tij të titullarëve dhe nuk ishte i interesuar të bënte ndryshime, duke mos i dhënë hapësira Albertos dhe Iago Aspas.

Ndërkohë sot është krejt e kundërta. Jurgen Klopp ka dëshmuar se është gjithmonë i gatshëm të eksperimentojë me lojtarë të rinj, sidomos në pozicione kyçe si mesfusha. Curtis Jones dhe Harvey Elliott janë dy nga emrat të cilët Klopp, u ka besuar role kreative në qëndër të fushës. Gjermani e di se lojtarët me eksperiencë në formacion janë mjaftueshëm për të fituar ndeshjet, ndërkohë që më të rinjtë zhvillohen pranë tyre. Kjo është dhe arsyeja se përse Luis Alberto beson se nën drejtimin e Klopp, ai mund të ishte kthyer në një lotjar me peshë tek Liverpool.

Por nuk është vetëm besimi i tij. Statistikat flasin qartë për një lojtar me kreativitet të lartë në fushën e blertë. 36 asiste në 4 sezonet e fundit në Serie A, si dhe 3 këtë sezon, flasin qartë për rolin kyç të lojtarit tek italianët. Pavarësisht se Alberto e humbi shancin e tij të parë me Liverpool, transferimi në një klub anglez është ende një mundësi reale për mesfushorin.

Portali Sportiv është portali më i madh online që ofron artikuj profesionalë ,analiza, lajme sportive etj. Na ndiqni, ne nuk do tju zhgënjejmë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll