Connect with us

Futboll

Pedri rinovon kontratën: Barcelona “blindon” lojtarin

Pedri

Mesfushori i talentuar i Barcelonës, Pedri, ka pranuar rinovimin e kontratës me klubin katalanas. Sipas marrëveshjes së re, çdo klub që dëshiron të marrë shërbimet e spanjollit, duhet të paguajë një shifër prej 1 miliardë eurosh për prishjen e kontratës.

18 vjeçari do të jetë pjesë e klubit deri në 30 qershor të vitit 2026. Pedri iu bashkua Barcelonës nga Las Palmas në vitin 2020, dhe sezonin e kaluar luajti 53 takime me fanellën e katalanasve, më shumë se çdo lojtar tjetër për sezonin përkatës. Ai ishte gjithashtu pjesë e kombëtares spanjolle në Euro 2020, duke ndihmuar përfaqësuesen e tij të arrinte gjysmëfinalet e kompeticionit.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, vendosi t’i besojë rolin e titullarit Pedrit, pavarësisht moshës së re të lojtarit. Talenti i Barcelonës ndihmoi Spanjën dhe në Lojërat Olimpike, ku skuadra e tij u mund nga Brazili në finale.

Të gjtiha arritjet e lojtarit i dhanë atij një vend në listën e kandidatëve për çmimin prestigjoz të “Topit të Artë”. Sipas gazetarit spanjoll, Guillem Balague, Pedri do të jetë një nga simbolet e futbollit në të ardhmen. Klauzola për prishjen e kontratës së tij do të thotë shumë për besimin që i është dhënë nga ana e klubit, dhe Balague e kupton këtë gjë:

“Klauzola e prishjes së kontratës është një mjet marketing shumë i fuqishëm. Karim Benzema gjithashtu ka një klauzolë për prishjen e kontratës me vlerë 1 miliardë euro. Kjo është një formë besimi mes dy palëve. Do të thotë se dhe lojtari dëshiron të qëndrojë, edhe Barcelona kërkon të njejtën gjë.”

Një histori interesante në lidhje me lojtarin është fakti që Real Madrid mund ta kishte bërë të vetin, talentin që tashmë aktivizohet me Barcelonën. Por agjentët e klubit madrilen menduan se Pedri ishte shumë i shkurtër, dhe për këtë arsye lotjari përfundoi tek Las Palmas.

Në lidhje me kontratën e re të lojtarit ka reaguar dhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta. Ky i fundit e ka shprehur publikisht gëzimin e tij, në lidhje me rinovimin e Pedrit. Laporta deklaroi për mediat:

“Klauzola është 1 miliardë euro, por ai vlen shumë më tepër. Unë do të thoja se është dita më e lumtur që kur kam marrë presidencën. Natyrisht, isha shumë i lumtur dhe kur fituam Kupën sezonin e kaluar, por kjo është një ditë historike dhe një nga ato momente që e bën vërtet me vlerë të jesh president i Barcelonës.”

Barça, e cila mban vendin e 9 në La Liga, pas një fillimi jo të mirë të sezonit, do të përballet me Valencian në kampionat ditën e diel. Pedri do ta humbasë këtë takim për shkak të një dëmtimi në kofshë. Skuadra e Ronald Koeman, e cila është në fund të grupit të Ligës së Kampionëve, pas dy humbjeve, më pas do të përballet me Dynamo Kyiv, përpara se të kthehet në La Liga për të pritur Real Madridin në El Clasico-n e parë të sezonit. Duke gjykuar nga ndeshjet, ky muaj dhe ai i ardhshëm pritet të jenë mjaft deçizivë për fatin e sezonit të Barcelonës.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll