Connect with us

Futboll

Rrëfehet Lionel Messi: Një ditë dua të rikthehem te Barcelona si drejtor sportiv

lionel messi

Në një intervistë të fundit për gazetën spanjolle Sport, ylli argjentinas Lionel Messi, ka bërë dhe një herë me dije dëshirën e tij për t’u rikthyer tek Barcelona. Por kësaj rradhe, Messi ka ndarë me publikun më specifikisht dëshirën e tij për të ardhmen.

Megjithëse lojtari i PSG ende nuk e mendon të heqë dorë nga futbolli i luajtur, ai ka thënë se do të donte që në një moment, të merrte rolin e drejtorit sportiv. Megjithëse Messi shprehu dhe një herë tjetër dashurinë e tij për Barcelonën, ai nuk mohoi mundësinë se mund të luajë rolin e tij të ri, tek një klub tjetër përveç, atij spanjoll. Leo tha:

“Nuk e di nëse do të jetë Barcelona apo diçka tjetër. Nëse ekziston mundësia, do të doja të rikthehesha atje (Barcelonë) dhe të kontribuoja.”

6 herë fituesi i Topit të Artë shtoi:

“Nëse ka mundësi, do të doja të kontribuoja përsëri sepse është klubi që dua më shumë, dhe do të doja që ata (Barcelona) të vazhdonin në rrugën e duhur. Do të doja që të vazhdonin të rriteshin dhe të ruanin statusin si një nga ekipet më të mira në botë. Ne do të jetojmë përsëri në Barcelonë dhe jeta jonë do të zhvendoset atje. Është ajo që do gruaja ime por dhe unë. Nuk e di se kur do të mbarojë marrëveshja me PSG, por do të kthehemi në Barcelonë për të jetuar.”

Largimi nga fushat e blerta nuk është në axhendën e yllit argjentinas, i cili është shprehur se ndihet pozitiv për të ardhmen. Messi ka thënë se mund të luajë dhe pas Botërorit që do të zhvillohet në Katar. Kujtojmë se argjentinasi do të ketë mbushur moshën 35 vjeçare në atë moment. Leo komentoi:

“Pas gjithë gjërave të fundit që më kanë ndodhur, unë jetoj ditë pas dite dhe vit pas viti. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në Kupën e Botës apo pas saj. Nuk jam duke menduar për këtë.”

Lojtari gjithashtu u kujdes të sqaronte një situatë që shkaktoi një varg opinionesh përpara pak javësh në tabloidet sportive. Raportimet në Spanjë thanë se Barcelona i kishte kërkuar lojtarit të lunate falas, në mënyrë që të mos largohej nga Camp Nou. Por sipas gazetarëve, argjentinasi e kishte refuzuar këtë ofertë. Messi i hodhi poshtë këto pretendime dhe qartësoi:

“E vërteta është, siç e shpjegova dhe kur u largova, bëra gjithçka që ishte e mundur për të qëndruar. Asnjëherë, në asnjë moment nuk më kanë kërkuar të luaj falas. Më kanë kërkuar uljen e rrogës me 50% dhe e kam bërë pa problem.”

Ndërkohë pavarësisht formës së dobët që Barcelona po kalon këto javë, Leo ende beson se katalanasit kanë të gjithë potencialin e duhur për të fituar trofe. Lojtari nënvizoi rëndësinë e talenteve të reja që janë shfaqur vitet e fundit, dhe nënvizoi Gavin si një prej tyre. Kapiteni i kombëtares argjentinase tha se Barcelona është një ekip që do të luftojë gjithmonë për objektivat e vet, edhe nëse nuk arrin t’i kapë.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll