Connect with us

Futboll

Real Madrid – Ja yjet që do të largohen dhe ata që pritet të afrohen

yjet e Real Madrid

Real Madridi i Carlo Ancelottit pritet të përfshihet nga lëvizje të shumta, gjatë merkatos së ardhshme të janarit. Raportimet më të fundit kanë bërë të lumtur shumë tifozë madrilenë, pasi sipas tyre, galaktikët janë shumë pranë afrimit të Paul Pogba dhe Erling Haaland, në merkaton e ardhshme.

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, është në përfundim të kontratës së tij me “Djajtë e Kuq”, e cila skadon në fund të sezonit. Por situata e vështirë tek anglezët, si dhe rezervat e tij për trajnerin Solskjaer mund të bëjnë që francezi të lërë që në janar klubin. Edhe nëse transferimi nuk bëhet realitet, Real mund të përfitojë kartonin e futbollistit, me kosto zero gjatë merakatos verore.

Por Florentino Pérez nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Erling Haaland, superstari i Borussia Dortmund, besohet se ka një marrëveshje paraprake me Real Madrid për t’iu bashkuar klubit, në momentin që klauzola e tij e lirimit prej 63 milionë paundë, të hyjë në fuqi në verë. Nëse transferimi i Pogba dhe Haaland bëhet realitet, presidenti Pérez mund të heqë dorë nga objektivi Mbappe.

Ndërkohë Real pritet të ketë konkurrencë nga Barcelona për transferimin e dy yjeve. Kjo për shkak se Pogba dhe Haaland, përfaqësohen nga super-agjenti Mino Raiola. Ky i fundit njihet për marrëdhëniet e tij të mira me klubin katalanas. Por pavarësisht kësaj, kriza financiare dhe ajo e rezultateve te Barcelona, favorizon gjithmonë Real Madrid, nëse Pogba dhe Haaland vendosin të largohen nga klubet e tyre respektive.

Por afrimet e reja, sigurisht që do të shoqërohen dhe me largime futbollistësh. Njëri prej tyre mendohet të jetë Gareth Bale. Megjithëse uellsiani është rikuperuar nga dëmtimi, trajneri Carlo Ancelotti duket se nuk e lojtarin në planet e tij. Mesa duket Bale po kthehet përsëri në problem për Real Madrid, dhe Florentino Pérez kërkon t’i jape zgjidhje situatës. Kontrata e Gareth me madrilenët skadon në qershor të vitit të ardhshëm, dhe objektivi i Real Madrid është të përfitojë nga vlera e kartonit të Bale, duke e shituar lojtarin në janar.

Pérez i frikësohet faktit që Bale mund të largohet me kosto zero në merkaton verore, dhe për ta shmangur këtë gjë, sytë i ka te Newcastle United. Pronarët e rinj të klubit kanë financa të majme, dhe janë në gjendje të afrojnë pranë klubit të tyre, çdo lojtar që kanë dëshirë, të paktën në aspektin financiar.

Por nga ana e tyre, anglezët janë më shumë të interesuar tek Toni Kroos. Raportimet e fundit bëjnë me dije se Newcastle ka bërë gati 30 milionë euro për shërbimet e mesfushorit gjerman. Anglezët vlerësojnë eksperiencën e Toni Kroos, dhe e konsiderojnë atë të domosdoshme për ta shndërruar Newcastle në një ekip konkurrent për trofetë e rëndësishëm. Nëse Real afron Pogba në ekip, largimi i Toni Kroos mund të konsiderohet lëvizja e duhur për spanjollët.

Ndërkaq drejtuesit e klubit anglez janë dyshues për aftësitë e Bale, prandaj dhe uellsiani nuk është prioriteti i tyre kryesor. Pavarësisht kësaj, ka disa klube prestigjoze europiane, që janë të gatshme të afrojnë Bale që në merkaton e janarit.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll