Connect with us

Futboll

Manchester United – Brendan Rodgers zëvëndësues potencial i Solskjaer

Brendan Rodgers

Brendan Rodgers mund të marrë drejtimin e Manchester United, nëse klubi vendos të shkarkojë Solskjaer. Sipas raportimeve të ESPN, drejtuesit e “Djajëve të Kuq” janë të gatshëm të sjellin Rodgers në krye të klubit, në rast se United nuk bën një kthesë pozitive në rezultate, në 3 ndeshjet e ardhshme.

Hierarkia drejtuese e United i rezistoi presionit për të shkarkuar Solskjaer, pas humbjes 5-0 ndaj Liverpool. Por Ole tashmë ka detyrën e vështirë për të rikthyer United tek rezultatet pozitive, dhe ndeshja në Champions përballë Atalantës, shihet si një sfidë “jetë a vdekje” për norvegjezin. Duke thenë këtë, pronarët e klubit kanë filluar të shqyrtojnë opsionet që kanë në tavolinë, dhe emri i Rodgers kryeson listën e kandidaturave.

Ky i fundit firmosi në vitin 2019 një kontratë afatgjatë me Leicester City, deri në vitin 2025. Kjo do të thotë se kostoja e prishjes së kontratës së 48 vjeçarit me “Dhelprat” do të jetë e lartë, nëse United vendos të avancojë me lëvizjen. Manchester ka firmosur me një sërë trajnerësh të huaj vitet e fundit, kujtojmë Louis van Gaal, Jose Mourinho dhe tashmë Solskjaer. Trajneri i fundit britanik ishte David Moyes, i cili u shkarkua nga klubi në vitin e parë të kontratës së tij 6 vjeçare. Por ky fakt nuk e ka penguar United, që të mendojë sërish mundësinë e nënshkrimit me një trajner britanik.

Por i pyetur në një konferencë për shtyp mbi lajmet që qarkullojnë së fundmi, Brendan Rodgers ka hedhur poshtë mudësinë e largimit, të paktën në këto momente. Trajneri deklaroi:

“As që e mendoj. Jam i sigurt që dhe mbështetësit ndoshta janë lodhur prej saj. Në Leicester, ka gjithmonë një lidhje. Fokusi im është gjithmonë këtu me Leicesterin dhe zhvillimin e klubit të futbollit dhe sfidën për nderime. Drejtorët, stafi dhe lojtarët, të gjithë kanë të njëjtin vizion.”

Pikërisht mungesa e alternativave bindëse në këtë moment, është një tjetër arsye shtesë, që Solskjaer gjendet ende në krye të United. Ish-trajneri i Juventus, Chelsea dhe Inter, Antonio Conte, është i gatshëm dhe i interesuar në stolin e United, sipas tabloideve sportive. Por drejtuesit e “Djajëve të Kuq” janë skeptikë për italianin. Arsyeja kryesore mendohet se është karakteri i tij i vështirë dhe pak i ashpër. Por kërkesat financiare të Conte, gjithashtu kanë ngjallur skepticizmin tek “The Glazers” (pronarët e United).

Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino ka pëlqimin e bordit të United, por dhe të disa prej lojtarëve. Gjithsesi, nënshkrimi me të duket mjaft i vështirë duke marrë parasysh pozitat e tij tek klubi parizien, dhe Manchester nuk po e ndjek fare si alternativë argjentinasin.

Ndërkohë trajneri Solskjaer ka marrë mesazhe suporti nga disa prej lojtarët e ekipit, në këtë periudhë të vështirë për norvegjezin. Pavarësisht se ka disa zëra në dhomat e zhveshjes që janë “të zhgënjyer” me teknikun, shumica janë treguar suportues, sipas burimeve të ESPN. Futbollistët kanë pranuar një pjesë të fajit për performancat e dobëta, ndërkohë që Alex Ferguson dhe Martin Edwards, gjithashtu i bënë një vizitë Solskjaer në kampin stërvitor të ekipit.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll