Connect with us

Futboll

Ralf Ragnick – Çfarë e pret United nën drejtimin e trajnerit gjerman?

Ralf Ragnick

Gjermani Ralf Ragnick do të jetë trajneri i ri i United, të paktën deri në fund të këtij sezoni. Ish-tekniku i Schalke dhe RB Leipzig do të pasojë Ole Gunnar Solskjaer në krye të “Djajëve të Kuq”. Pas mbarimit të periudhës 6 mujore si trajner, Rangnick do të jetë pranë klubit për të pakën 2 vite të tjera, kësaj rradhe në rolin e një konsulenti.

Anëtarë të bordit drejtues të United patën një komunikim me gjermanin në fillim të javës, dhe mesa duket, biseda me të i ka lënë përshtypje shumë të mira. 63 vjeçari ka një bagazh mjat të pasur me eksperienca trajnimi sidomos në Gjermani, ku ka drejtuar ekipe si Stuttgart, Hannover, Hoffenheim, Schalke dhe RB Leipzig. Megjithatë, kjo do të jetë hera e parë që Ralf do të jetë në krye të një ekipi vërtet elitar në arenën europiane.

Tekniku ka shumë për të përmirësuar, teksa United ndodhet momentalisht në vendin e 8 në Premier League. Në ndeshjen e fundit nën drejtimin e Solskjaer, anglezët pësuan një tjetër humbje të rëndë, kësaj rradhe ndaj Watford në shifrat 4-1. Gjithsesi, Ronaldo me shokë ia dolën të fitonin përballë Villarreal në Champions League. Por Ragnick përsëri e pret një punë mjaft e madhe në krye të klubit.

Një detaj interesant është fakti se gjermanit iu ofrua kohë më parë, një detyrë e ngjashme në krye të pankinës së Chelsea. Por ai e refuzoi, duke dhënë argumentin se detyra nuk ishte e përshtatshme për të. Por çfarë e bën ndryshe ofertën e United? Megjithëse drejtuesit e Manchester i kanë bërë të qartë Ragnick se do të jetë në krye të United vetëm për 6 muaj, ata i kanë besuar eksperiencës së Ragnick, duke i konfirmuar gjermanit rolin e tij si konsulent pranë klubit dhe për 2 vitet në vijim.

Mbi aftësitë e trajnerit, ka folur dhe Lutz Pfannenstiel, i cili ka punuar shumë afër me Rangnick tek Hoffenheim. Ai komentoi:

“Ralf është vërtet një ekspert. Një nga trajnerët më të mirë që Gjermania ka prodhuar në 15-20 vitet e fundit. Të gjitha gjërat që ai ka bërë deri më sot kanë rezultuar të suksesshme. Nëse atij i jepet mundësia për të trajnuar një klub të madh në Angli, ai do ta ndërmarrë. Prandaj mendoj se ai është njeriu i duhur për të stabilizuar Manchester United. Mendoj se është momentalisht, alternativa më e mirë.”

Ndërkohë, analisti sportiv Julien Laurens, është i mendimit se koha që United i ka dhënë gjermanit është shumë e kufizuar për kalibrin e tij si trajner. Laurens u shpreh:

Ai është një nga trajnerët më të mirë në futboll të këtyre 20 viteve të fundit. Por Ralf është një “ndërtues” dhe ajo që ai bën, nuk mund të realizohet në 6 muaj. Për rregullime të shpejta në kohë nuk do të vendosja në krye të klubit një person si ai. Ralf do të ketë mundësi të japë mendimet e tij mbi lojtarët dhe metodat e lojës, por nuk do të jetë në gjendje të ndërhyjë si tek Leipzig.”

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll