Connect with us

Futboll

Pas humbjes ndaj Juventus flet Mourinho: Roma pësoi shok psikologjik

roma

Jose Mourinho tha se skuadra e tij, Roma, pësoi një “kolaps psikologjik” pasi pësoi tre gola në shtatë minuta në humbjen e tyre ndaj Juventus. Kryeqytetasit udhëhiqnin takimin në shifrat 3-1 20 minuta përpara fishkëllimës finale të arbitrit, por “Zonja e Vjetër” bëri një përmbysje fantastike rezultati.

Interesant është fakti se Lorenzo Pellegrini i Romës, nuk arriti dot të konvertonte në gol një penallti, e cila u prit me sukses nga gardiani i portës së Juventus, Wojciech Szczesny. Ishte Matthijs de Ligt ai që shkaktoi penalltinë, duke prekur topin me dorë dhe duke u dërguar jashtë fushe me një karton të dytë të verdhë. Pas ndeshjes, tekniku portugez i Romës, Mourinho, nuk i kurseu aspak kritikat për të tijët:

“Ne luajtëm shumë mirë për 70 minuta, por pas kësaj, ishte një kolaps psikologjik” – u shpreh tekniku për prestigjozen DAZN. Ai shtoi:

“Kur je në telashe, duhet të ngrihesh përsëri dhe të tregosh se çfarë brumi ke, por këtu ka njerëz në dhomën e zhveshjes që janë pak si shumë të mirë, paksa shumë të dobët.”

Skuadra e Mourinhos, kaloi në anvantazh në minutën e 11’ të takimit, kur Tammy Abraham tundi me kokë këndin afër shtyllës së Jordan Veretout, duke shënuar kështu golin e tij të 14 në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Paulo Dybala barazoi për Juventus pak para pjesës së parë, me një goditje mjaft të bukur nga skaji i zonës.

Henrikh Mkhitaryan riktheu epërsinë e Romës në fillimin e pjesës së dytë, kur përpjekja e tij nga distance, u devijua nga Daniele Rugani dhe kaloi mbi portierin Szczesny. Më pas, ishte Pellegrini, që me një goditje dënimi mahnitëse nga rreth 25 metra, dërgoi topin në këndin e sipërm të portës së “Zonjës së Vjetër”, për t’i vënë vendasit në rrugën e sigurt drejt fitores.

Megjithatë, përmbysja e Juves filloi në minutën e 70’, kur Manuel Locatelli goditi me kokë krosimin e Alvaro Moratas nga vetëm 6 metra distancë nga porta. 2 minuta më vonë, zëvendësuesi Dejan Kulusevski gjeti golin nga distanca e afërt, por fillimisht ai u anullua për pozicion jashtë loje. Pas një kontrolli të gjatë me anë të sistemit VAR, goli u konsiderua i rregullt për Juventus. Mbrojtësi Mattia De Sciglio më pas ndezi skena deliri mes tifozëve mysafirë, kur shënoi golin fitues për Juven, me një goditje nga brenda zonës. 

Fitorja e mban Juventus në vendin e pestë, pra 3 pikë pas Atalantës, e cila ndodhet e katërta në renditjen e Serie A, duke mbajtur kështu vendin e fundit që siguron një kualifikim në Champions League. Ndërsa Roma e Jose Mourinhos mbetet në vendin e tetë.

Ndërkohë nga ana tjetër, AC Milan bëri detyrën me një fitore 3-0 përballë Venezias, duke ruajtur kështu presionin ndaj rivalëve për titullin kampion, Inter. Këta të fundit kanë vetëm 1 pikë më shumë se Milan, por duhet thënë se kanë 1 ndeshje më shumë për të luajtur. Gjithsesi, gara për titullin kampion të Serie A mbetet tërësisht e hapur.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll