Connect with us

Futboll

Merkato – United i ofron Barcelonës sulmuesin anglez

Marcus Rashford

Manchester United është në hapat e parë të riformimit si ekip, ku rolin kryesor në këtë detyrë do ta ketë trajneri gjerman Ralf Rangnick. Kjo do të thotë se ndryshimet në skuadër janë të paevitueshme, dhe gjithashtu largimet e lojtarëve. Mes emrave të linkuar për një largim të mundshëm janë David de Gea, Harry Maguire dhe Paul Pogba. Por së fundmi, një tjetër lojtar i “Djajëve të Kuq” po përflitet për një transferim të mundshëm drejt Barcelonës.

Bëhet fjalë për sulmuesin e kombëtares angleze, Marcus Rashford. Lojtari ka kaluar një sërë dëmtimesh në javët e fundit, që e kanë penguar të sigurojë një vend si titullar në skuadrën e United. Në të njejtën kohë, humbja e penalltisë në finalen e Europianit duket se e ka vendosur futbollistin në një presion të madh psikologjik, prej të cilit nuk është rikuperuar.

Situatën po e monitoron me vëmendje Barcelona, që është duke kërkuar prej kohësh për një lider të ri në sulm. Rashford duket se përputhet me kërkesat e trajnerit Xavi, por klubi spanjoll mund të hasë në vështirësi financiare. Kjo pasi presidenti Joan Laporta nuk është i bindur nëse mund të përmbushë kërkesat financiare të anglezëve për kartonin e sulmuesit.

Sipas burimeve në Angli, drejtuesit e Manchester e vlerësojnë Rashford në shifrat e 70 milionë paundëve, një shumë kjo mjaft e lartë, jo vetëm për Barcelonën. Mbase kur të vijë merkatoja anglezët mund të pranojnë një çmim më realist për sulmuesin, por diferenca me pretendimin e tyre fillestar përsëri pritet të jetë e vogël.

E vetmja mundësi reale që spanjollët të përfitojnë shërbimet e Rashford, është që të përfshijnë në marrëveshje, një lojtar nga anët e tyre. Katalanasit zotërojnë momentalisht emra mjaft të talentuar si Frenkie de Jong apo Dembele, që në të njejtën kohë, vlerësohen me shifra të larta nga agjentët e tyre përkatës dhe tregu.

Presidenti Laporta, në intervistën e tij më të fundit për mediat, shprehu zhgënjimin për eleminimin e klubit nga Champions League. Ai tha se klubi është duke punuar fort për të përforcuar skuadrën gjatë merkatos së janarit.

Ndërkohë Rashford ka luajtur vetëm 565 minuta këtë sezon, të ndara përgjatë 11 takimeve, duke shënuar 3 gola dhe 1 asist. Këto shifra aktivizimi nuk e kënaqin aspak anglezin, i cili në të njejtën kohë nuk shikon me entuziazëm të ardhmen, nën drejtimin e trajnerit Rangnick. Kjo pasi ideja e këtij të fundit është që të rikthejë Jadon Sancho si titullar në skuadër, dhe në të njejtën kohë të mos pengojë rritjen e Mason Greenwood, një nga talentet më premtuese të United. 

Por kuptohet se nëse ky plan do të vihet në zbatim nga tekniku i “Djajëve të Kuq” hapësirat në sulm për Rashford do të ishin inekzistente. Sidomos duke marrë parasysh që pjesë e ekipit është dhe Cristiano Ronaldo, i cili ka shumë pak shanse që të dorëzojë vendin e tij të titullarit. Bruno Fernandes është gjithashtu i pazëvëndësueshëm, dhe kjo do të thotë se Rashford duhet të shikojë me kujdes opsionet që ka në tavolinë.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll