Connect with us

Futboll

Flet Pat Nevin: Pas Messit dhe Cristianos, Salah më i miri në botë

Salah

Situata në lidhje me rinovimin e Salah me Liverpool mund të jetë e paqartë për momentin, por diçka është e sigurt. Anësori i Liverpool është një ndër lojarët më të mirë të momentit në Europë dhe jo vetëm. Salah po kalon një ndër sezonet e tij më fantastike te “The Reds”, teksa ka shënuar plot 20 gola në të gjitha kompeticionet deri më tani.

Në këtë pikë të sezonit, vetëm 2 legjenda të Liverpool kanë arritur të shënojnë më shumë gola se Salah, Ian Rush dhe Roger Hunt. Ish-sulmuesi i Fiorentinës, Romës dhe Chelsea-it zhvilloi një tjetër paraqitje të mirë ndaj Milan në San Siro, duke shënuar një gol dhe duke marrë ovacionet e tifozerisë vendase.

Ish-futbollisti i njohur skocez, Pat Nevin, i thurri elozhe egjiptianit të Liverpool në BBC Radio 5 Live:

“Pa epokën e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, çfarë do të mendonim për Mohamed Salah tani? Ne do ta shihnim atë si lojtarin të mirë në këto momente. Ai i sheh gjërat në një mënyrë tjetër, dhe duket se e merr forcën e tij nga këmba e majtë, në të njejtën mënyrë si Leo Messi.”

Ndërkohë ish-trajneri i Celtic, Neil Lennon, ndau të njejtin mendim me Nevin. Sipas Lennon, Salah është në të njejtin nivel me lojtarët më të mirë të Europës, në vitet e fundit. Ai gjithashtu tha se sulmuesi i Liverpool është futbollisti që i përafrohet më shumë aftësive, dhe stilit të lojës së Lionel Messit.

Por pavarësisht paraqitjeve mbresëlënëse, ka ende shumë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e lojtarit tek Liverpool. Trajneri i skuadrës, Jurgen Klopp, u shpreh pozitiv në një intervistë të fundit dhe tha se ylli i Liverpool do të pranojë rinovimin e kontratës. I të njejtit mendim ishte dh ish-sulmuesi i kombëtares angleze, Michael Owen. Ky i fundit u shpreh për BT Sport:

Çështja e kontratës së tij do të zgjidhet së shpejti, por këto gjëra janë të komplikuara. Me shumë mundësi kjo do të jetë kontrata e fundit e këtyre përmasave financiare në karrierën e tij, prandaj Salah duhet të mendohet mirë.”

Në fakt, megjithëse interesi nga klubet “big” në Europë është i madh, Premier League është kampionati më prestigjoz i momentit, nëse analizohen lojtarët, trajnerët dhe financimet. Teksa gjigandët e futbollit spanjoll janë në një moment delikat, dhe klubet e Serie A, po ashtu nuk janë në nivelin e atyre angleze, duket se Salah nuk ka një opsion më të mirë se Liverpool.

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, tha se Salah është aktualisht lojtari më i mirë në kampionatin anglez. Për këtë arsye, dhe kontrata e tij duhet të reflektojë talentin dhe aftësitë e egjiptianit.

Ky i fundit ndihmoi ekipin e Klopp të siguronte një tjetër fitore në Champions League, dhe “The Reds” mbyllën grupin në vendin e parë, me plot 11 pikë më shumë se rivalët spanjollë të Atletico, që siguruan vendin e dytë. Liverpool u bë ekipi i parë anglez në histori, që fitoi të gjashta përballjet e fazës në grupe të Champions League.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll