Connect with us

Futboll

Merkato – Chelsea kërkon Fofana nga Leicester, Liverpool gati të hidhet në sulm për Gavi

Fofana

Londinezët e Chelsea kanë shprehur interesin e tyre për qendër-mbrojtësin e Leicester City, Wesley Fofana. Trajneri Thomas Tuchel po kërkon një mbrojtës të cilit mund t’i besojë prapavijën, teksa drejtuesit e klubit ende nuk kanë zgjidhur mosmarrëveshjet për rinovimin e kontratës me Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen.

Ndërkohë Fofana ndodhet aktualisht jashtë fushave të blerta, pas një dëmtimi në një miqësore para-sezonale kundër Villarreal. Mbrojtësi 20 vjeçar pësoi një thyerje të fibulës dhe ligamentit të kyçit të këmbës. Por pavarësisht këtij fakti, Fofana, që aktivizohet me kombëtaren franceze U-21, konsiderohet një ndër lojtarët më të mirë në grupmoshën e tij, në arenën e futbollit botëror. Ky vlerësim, mesa duket është bërë dhe nga agjentët e Chelsea, që kanë vendosur nën monitorimin e tyre lojtarin.

Megjithatë, klubi londinez nuk do të bëjë një lëvizje për Fofanën në merkaton e janarit, por do të përpunojë një ofertë konkrete, verën e ardhshme. Kjo pasi Tuchel kërkon të shohë se si do t’ia dalë Fofana, që të rikuperohet nga dëndimi i rëndë. Futbollisti pritet të rikthehet në muajin e ardhshëm, por rikuperimi mund të zgjasë dhe më shumë. Nga ana e tyre, “Dhelprat”, sipas të gjitha gjasave, do të vendosin një çmim të madh për asetin e tyre të çmuar, kjo pavarësisht se kontrata e Fofana me klubin skadon në vitin 2025.

Ndërkohë nga krahu tjetër, rivalët e Liverpool kanë vendosur gjithashtu objektivat e tyre në merkato. Dhe kësaj rradhe, ata duken mjaft ambiciozë. Sipas raportimeve, “The Reds” do të ofrojnë 43 milionë paundë, për të prishur klauzolën që talenti Gavi ka me Barcelonën.

Spanjolli ka zhvilluar 19 paraqitje me katalanasit këtë sezon, dhe ka debutuar me kombëtaren spanjolle, në moshën 17-vjeçare. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për adoleshentin, që u bë zyrtarisht lojtari më i ri në historinë e ekipit kombëtar. Nisur nga paraqitjet fantastike të lojtarit, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka përshkallëzuar interesin e Liverpool për Gavi. Sipas burimeve jo-zyrtare, tekniku gjerman ka marrë aprovimin e pronarëve të klubit, se janë të gatshëm të paguajnë koston e transferimit të mesfushorit spanjoll në Anfield.

Nënshkrimi prej 40 milionë eurosh i “The Reds”, me qendërmbrojtësin Ibrahima Konate nga RB Leipzig, ishte lëvizja e vetme madhore e klubit, në merkaton e verës vitin e kaluar. Por tashmë, afrimi i një mesfushori të kalibrit të lartë është i pashmangshëm për Liverpool. Kjo pasi Georginio Wijnaldum u largua drejt francezëve të PSG.

Ndërkohë një tjetër lajm interesant është mësuar nga kampi katalanas. Raportohet se një numër  lojtarësh tek klubi spanjoll, kanë vendosur të pezullojnë bisedimet për rinovim kontrate me Barcelonën. Kjo pasi humbja 3-0 ndaj Bayern Munich, shkaktoi një eleminim shokues nga Champions League. Shumë prej talenteve të ekipit, e dinë mirë interesin e klubeve të Premier League për kartonin e tyre. Gavi me shokë e shohin këtë interesim, si një mundësi për të luajtur në elitën e futbollit europian (Champions League). Thënë këtë, tani do të jetë mjaft e vështirë për Barcelonën, që të ndalojë largimin e lojtarëve të saj.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll