Connect with us

Futboll

Merkato – Ruben Neves objektivi i parë i Manchester United

Ruben Neves

Sipas raportimeve më të fundit të Mirror, emri i Ruben Neves ka dalë në pah si një nga objektivat potencialë të Manchester United, këtë merkato janari. Forma e vazhdueshme në rritje e futbollistit me ekipin e Wolves, duket se ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Rangnick. Ky i fundit kërkon të sjellë në ekip një mesfushor të tipit “shkatërrues”, gjë që nuk e bëri dot paraardhësi i tij, Ole Gunnar Solskjaer.

Neves, i cili gjithashtu aktivizohet me kombëtaren portugeze të futbollit, është një nga lojtarët që ka performuar më mirë nën drejtimin e trajnerit Nuno Espirito Santo, tek Wolves. Por situata e vështirë financiare e këtyre të fundit, ka bërë që shumë lojtarë të përfliten nga mediat për largime të mundshme.

Sipas prestigjozes Fichajes, “Djajtë e Kuq” janë destinacioni i preferuar i Ruben Neves, por United do të përballet me konkurrencë, në misionin për të siguruar shërbimet e mesfushorit. Arsenal, Tottenham, Liverpool dhe Chelsea gjithashtu po monitorojnë situatën e 24 vjeçarit tek klubi i tij, por deri më tani nuk ka asnjë shprehje zyrtare interesi.

Rangnick mendohet se do të ketë në dispozicion një buxhet prej rreth 100 milionë paundësh për merkaton e janarit. Por pavarësisht këtij fakti, tekniku i United është treguar skeptik kur vjen fjala për të sjellë lojtarë të rinj në ekip. Kjo për faktin se gjermani kërkon fillimisht të njohë më së miri, ekipin e tij aktual, dhe më pas të vendosë për përforcimet e duhura.

Numri 1 i pankinës së “Djajëve të Kuq” tha:

“Ne nuk kemi folur shumë gjatë për lojtarë të rinj, nuk është koha të mendojmë për këtë gjë. Ne duhet të njohim lojtarët që kemi aktualisht, skuadra padyshim që nuk është e vogël.”

Ndërkohë përveç Neves, United është linkuar së fundmi dhe me emrin e Amadou Haidara, lojtar i RB Leipzig. Rangnick e njeh mirë futbollistin nga Mali, pasi kanë punuar së bashku gjatë kohës kur gjermani ishte trajner i RB Leipzig. Ylli i Monakos, Aurelien Tchouameni është gjithashtu në listën e pëlqimeve të trajnerit 63-vjeçar.

Duket qartë se Rangnick ka hedhur sytë nga vendlindja e tij për përforcime potenciale, dhe mes të tjerëve është dhe Florian Wirtz i Bayer Leverkusen. Wirtz është vetëm 18 vjeç, por aftësitë e tij organizative janë të jashtëzakonshme. Mesfushori me tipare ofensive është zhvilluar me hapa mjaft të shpejtë tek gjermanët, duke regjistruar 11 asiste dhe 8 gola deri më tani këtë sezon.

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Rudi Voller, do të bëjë gjithçka për të mbajtur Wirtz në ekip, dhe ka deklaruar se mesfushori do të luajë në BayArena, dhe gjatë sezonit të ardhshëm. Por një ofertë e majme e United mund të ndryshojë lehtësisht situatën.

Sipas “The Sun” kartoni i lojtarit përllogaritet në shifrat e 60 milionë paundëve. Kjo shumë është e justifikuar, duke marrë parasysh se Wirtz është një nga talentet më premtuese në Gjermani, dhe kontrata e tij aktive me Leverkusen skadon në vitin 2026. Ndërkohë nga vet lojari, ende nuk ka një reagim për aludimet e kohëve të fundit.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll