Connect with us

Futboll

Manchester United – Ja kërkesat e Ralf Rangnick në merkaton e janarit

Ralf Rangnick

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, dëshiron që objektivat që “Djajtë e Kuq” kanë për mesfushën, në merkaton e janarit, të kenë një tipar specifik. Gjermani ka përcaktuar kriteret kryesore në kërkimin e Manchester United për një nënshkrim në mesfushë në muajin e ardhshëm. Bordi drejtues i United është i përgatitur të mbështesë teknikun gjatë vitit të ri, në misionin për të forcuar bërthamën e skuadrës së tij, përpara gjysmës së dytë të sezonit.

63-vjeçari dëshiron të afrojë një lojtar të gjatë në ekip, dhe arsyeja kryesore mendohet të jetë mbushja e boshllëkut që Nemanja Matic pritet të lërë, kur të largohet nga klubi. Thuhet se Rangnick admiron Declan Rice të West Ham United, si dhe Jude Bellingham të Borussia Dortmund, të dy objektiva të vjetër tashmë të drejtuesëve në Old Trafford. Por asnjëri prej lojtarëve nuk do të jetë i disponueshëm në merkaton e janarit, dhe për këtë arsye, United duhet të fokusohet në emra më pak të njohur.

Chris Armas, asistenti i ri i Rangnick, është një fans mjaft i madh i mesfushorit të RB Leipzig dhe kombëtares së USA, Tyler Adams. 22-vjeçari mund të luajë dhe në krahun e djathtë, por ai nuk e përmbush kriterin e gjatësisë. Gjithsesi, klubi gjerman do të mirëpriste një ofertë nga United për mesfushorin, nëse “Djajtë e Kuq” vendosin të hidhen në aksion për të.

Përsa i përket opsioneve aktuale që Rangnick ka në dispozicion, Fred ka shfaqur përmirësime drastike në ndeshjet e fundit, duke ndjekur strategjinë e presionit të lartë që trajneri gjerman ka aplikuar në ekip. Ndërsa Scott McTominay ka qenë gjithashtu gjithmonë i pranishëm krahas brazilianit në ndeshjet në kampionat, duke ndjekur modulin e famshëm 4-2-2-2.

Por Fred ka të meta fizike të dukshme dhe McTominay nuk shihet si zëvendësuesi afatgjatë i Matic. Pra, nuk është befasi që Rangnick dëshiron të ketë më shumë siguri në mesfushë, me një lojtar që t’i përafrohet aftësive fizike të Nemanja Matic.

Megjithatë, United do të duhet të përqendrohet dhe tek largimet këtë merkato, teksa e ardhmja e shumë futbollistëve është e pasigurtë. Dean Henderson, Phil Jones, Donny van de Beek, Jesse Lingard, Anthony Martial dhe Edinson Cavani janë vetëm disa prej tyre, që po përfliten prej kohësh tashmë për një largim të mundshëm. 

Rangnick ka pranuar se nuk do të pengojë askënd që dëshiron të largohet nga United. Në konferencën e tij të fundit për mediat, ai vuri në dukje dhe natyrën delikate të merkatos së janarit, dhe afrimeve në mes të sezonit. Tekniku deklaroi për gazetarët:

“Ne nuk kemi folur për lojtarë të rinj dhe nuk është koha për të folur për këtë. Tani është koha për të njohur skuadrën aktuale në detaje. Ekipi definitivisht nuk është shumë i vogël, sigurisht që ka mjaft lojtarë brenda tij. Ndoshta pas Krishtlindjeve, mund të ketë kohë për të folur për transferimet, por nga përvoja ime, transferimet dimërore janë të vështira dhe jo të qëndrueshme. Me cilësinë e lojtarëve që kemi këtu, në teori do të kishte kuptim të nënshkruanim vetëm me lojtarë që i sjellin vlera shtesë skuadrës tonë.”

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll