Connect with us

Futboll

Merkato – Real Madrid kërkon Mason Mount, Tottenham pëlqen Zaniolo

Mason Mount

Megjithëse Chelsea po kalon një nga momentet më të mira nën drejtimin e Thomas Tuchel, londinezët kanë arsye për t’u shqetësuar, kur vjen fjala tek e ardhmja. Blutë mund të përballen me largimin e lojtarëve kryesorë në muajt e ardhshëm. Ndër më të përfolurit për një largim të mundshëm është Antonio Rüdiger, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022. Por së fundmi, emri i Mason Mount gjithashtu është linkuar me një lëvizje të mundshme drejt Real Madrid.

Sipas raportimeve, mesfushori anglez nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëhet nga klubi i tij. Pavarësisht performancës shumë të mirë sezonin e kaluar, por dhe këtë aktual, kushtet e kontratës së Mount nuk kanë ndryshuar. Në të njejtën kohë, ofertat e ardhura nga Chelsea për të rinovuar bashkëpunimin e tij me klubin janë shumë larg asaj që kërkon lojtari.

Por ndërkohë, interesi i klubeve të tjera vetëm sa është rritur për Mount. Spanjollët e Real Madrid janë duke monitoruar nga afër situatën e futbollistit tek Chelsea, ndërkohë që Manchester City është gjithashtu i interesuar në shërbimet e Mount. Kontrata e këtij të fundit me Chelsea skadon në vitin 2024.

Në Gjermani raportojnë se gjigandët e Bayern Munich, gjithashtu kanë shprehur interesin e tyre për talentin e kombëtares angleze. Ai shihet si zëvëndësuesi i denjë i Thomas Müller, i cili dalëngadalë po hyn në vitet e fundit të karrierës së tij futbollistike.

Nga ana tjetër, rivalët e Chelsa, Tottenham, janë të interesuar në shërbimet e lotjarit të Romës, Nicolò Zaniolo. Londinezët po mundohen të përfitojnë nga marrëdhënia e vështirë që mesfushori ka me trajnerin portugez të klubit, Jose Mourinho. Në ndeshjen e fundit përballë Genoa në kampioant, Zaniolo u la përsëri në pankinë nga tekniku. Mësohet se gjatë një seance stërvitore, lojtari gjithashtu ka pasur përplasje me “The Special One”. Kjo mund të ketë qënë dhe një nga arsyet që kanë kontribuar në vendimin e Mourinho për të lënë në stol mesfushorin.

Kartoni i talentit të Romës vlerësohet në shifrat e 40 milionë eurove, dhe kontrata e tij me klubin skadon në vitin 2024. Situata ka kapur vëmendjen e Tottenham, që me ardhjen e trajnerit të ri Antonio Conte, ka vendosur të vërë në dispozicion fonde të konsiderueshme për të përforcuar ekipin.

Ndërkohë Zaniolo, preferon një lëvizje tek Manchester United, por “Djajtë e Kuq” nuk kanë shprehur interes për shërbimet e tij. Në lidhje me situatën e mesfushorit u pyet dhe vet trajneri Jose Mourinho, por portugezi tha se nuk ka asnjë problem mes tij dhe lojtarit. “The Special One” thërriti përsëri në seancat stërvitore Zaniolon, pavarësisht mos-aktivizmit të tij në ndeshje.  Tekniku ndërkohë deklaroi:

“Ky nuk është një ekip i lindur për të luajtur me këtë formë (duke iu referuar rezultateve negative), dhe ky argument është i vlefshëm edhe për El Shaarawy, Mkhitaryan ose Perez. Mendova ta lija të hynte sepse Nico mund të luajë gjithashtu si një sulmues, por ai ka nevojë për hapësirë. Ai mund të kishte reaguar negativisht (për faktin se nuk ishte titullar), por përkundrazi u soll si gjithë të tjerët.”

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll