Connect with us

Futboll

Merkato – PSG me sytë nga Anthony Martial, Arsenal nuk do të humbasë Edwards

Anthony Martial

Paris Saint-Germain dhe Lyon po shqyrtojnë të dyja mundësinë, për afrimin në ekip të sulmuesit të Manchester United, Anthony Martial, gjatë merkatos së janarit. Agjenti i lojtarit zbuloi së fundmi se francezi është i pakënaqur me rolin e tij të kufizuar tek “Djajtë e Kuq” këtë sezon, dhe shpreson të largohet nga klubi pasi të hapet merkatoja, muajin e ardhshëm.

Kanë qënë disa ekipet që janë linkuar me një transferim të mundshëm të 26-vjeçarit, me Barcelonën që ka shprehur disa herë interesin e saj, por sipas prestigjozes RMC Sport, interesi për Martial është mjaft i lartë dhe nga vet atdheu i tij, Franca. PSG, po mban nën vëzhgim Martial, pasi e shikon lojtarin e United si zëvëndësuesin potencial të Kylian Mbappe, nëse ai largohet në verë.

Një lëvizje e tillë nuk ishte e nevojshme në fillim të sezonit, por me thashethemet e largimit të Mbappe që sa vijnë e rriten, PSG duhet të marrë masat. Për më shumë, përvec largimit potencial të francezit, e ardhmja e Mauro Icardi është gjithashtu e paqartë. Argjentinasi ka pasur hapësira shumë të kufizuara në skuadër, që prej ardhjes së Lionel Messit në Paris, dhe ai gjithashtu mendohet të jetë i pakënaqur. Juventus ka shprehur interesin e vet për sulmuesin, dhe një largim drejt Serie A nuk është i pamundur.

Sipas raportimeve, ka më shumë gjasa të ndodhë një marrëveshje huazimi mes United dhe PSG, për shërbimet e Martial. Kjo pasi sulmuesi francez është ende i intriguer nga klubi ku ndodhet aktualisht, dhe shpreson që gjërat të ndryshojnë me ardhjen e trajnerit të ri vitin tjetër. Në një farë mënyre, Martial kërkon të provojë veten në gjysmën e dytë të këtij sezoni, duke shpresuar më vonë tek një rikthim i mundshëm në Old Trafford.

Ndërkohë nga ana tjetër, londinezët e Arsenal janë duke luftuar fort, që të mos humbasin sulmuesin e tyre të talentuar, Khayon Edwards. Ky i fundit është vetëm 18 vjeç, por paraqitjet e mira me Arsenal, kanë bërë që klube si Chelsea, Hertha Berlin, RB Leipzig, Borussia Monchengladbach dhe Bayer Leverkusen, të shprehin interesin e tyre për kartonin e futbollistit.

Kontrata e sulmuesit me Arsenal skadon në fund të këtij sezoni, dhe sipas të gjitha gjasave, Edwards do të vendosë mbi të ardhmen e tij në startin e vitit të ardhshëm. Arsenal i ka ofruar një sërë propozimesh 18 vjeçarit, por asnjëri prej tyre nuk e ka bindur lojtarin e talentuar që të firmosë një kontratë profesionale me “topçinjtë”. Kjo pasi marrëveshja e Khayon me klubin londinez është ende e formës së një burse sportive. 

Sulmuesi është një prej talenteve të reja që trajneri Mikel Arteta, vendosi t’i japë besim maksimal. Filozofia e teknikut spanjoll mbështetet fort tek të rinjtë, dhe kjo është dhe arsyeja që numri 1 i pankinës së Arsenal kërkon me ngulm që bordi drejtues, të formulojë një kontratë që plotëson kërkesat e Edwards. Por londinezët mund të jenë të detyruar të heqin dorë nga futbollisti, nëse klube si Chelsea, vijnë me propozime të mëdha financiare.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll