Connect with us

Futboll

Merkato – PSG, Barcelona, Liverpool dhe Manchester City, të gjithë në ndjekje të talentit francez

Ait-Nouri

Ait-Nouri është emri i mbrojtësit të Wolves, që ka kapur vëmendjen e klubeve më të mëdha të futbollit në arenën europiane. Ekipi i Premier League nënshkroi me të riun për 10 milionë paundë, nga skuadra franceze e Angers në merkaton e kaluar. 20-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë sezon, dhe është bërë pjesë esenciale e ekpit të trajnerit Bruno Lage.

Kjo gjë ka rritur interesin e disa klubeve europiane, me Paris Saint Germain dhe Barcelonën që raportohet se janë më afër shprehjes së një oferte të mundshme. Ndërkohë klubet e Premier League: Liverpool, Manchester City dhe Tottenham, janë duke monitoruar progresin e lojtarit, por ende nuk kanë një interesim të shprehur në terma konkretë.

Kjo do të thotë se Wolves do të përballet me një luftë të ashpër për të mbajtur 20-vjeçarin në skuadër, ndërkohë që rrezkon dhe në një aspekt tjetër. Në momentin e transferimit tek anglezët, ish-klubi i tij Angers, vendosi një tarifë shitjeje prej 50 për qind të vlerës, në rast se Wolves do të ri-shesë lojtarin te një ekip tjetër. Kjo do të thotë se edhe nëse anglezët përfitojnë një shifër të madhe për kartonin e mbrojtësit, gjysmat e të ardhurave do t’i shkojnë Angers.

Ait-Nouri startoi si titullar në të dyja ndeshjet e Wolves, në Carabao Cup më herët në sezon, por në Premier League mundësitë e tij ishin fillimisht të kufizuara. Mbrojtësit të majtë iu dhanë vetëm gjashtë minuta aktivizimi në fushën e blertë gjatë dy muajve të parë të sezonit. Por pas këtij momenti, ai ka bërë progress të vazhdueshëm duke u bërë një lojtar i rregullt në formacionin e parë të trajnerit Lage. Ai gjithashtu ka treguar potencialin e tij si një organizator me 2 asiste kyçe.

Gazetari sportiv Luke Hatfield është i mendimit se Wolves nuk do të shesë Ait-Nouri, të paktën këtë merkato janari. Shumica e klubeve që kërkojnë kartonin e mbrojtësit, garojnë gjithashtu në Premier League, por presidenti i Wolverhampton, Jeff Shi, e shikon një transferim të tillë si një lëvizje strategjike të gabuar, duke qënë se po forcojnë në mënyrë direkte një ekip kundërshtar.

Wolves preferon një transferim tek një klub më elitar, mundësisht jashtë Premier League, në mënyrë që mos të ketë ndikim negativ tek objektivat e vet. Por gjithmonë bëhet fjalë nëse plotësohen pretendimet financiare të anglezëve, që pritet të kërkojnë një shifër të lartë për këdo që është i interesuar në shërbimet e mbrojtësit.

Gjithsesi, qëllimi primar i Wolves është që të mbajnë në skuadër talentin, deri në momentin e një oferte mjaft të mirë në terma financiarë. Këtë gjë e bëri të ditur së fundmi dhe vet trajneri Lage. Ai u shpreh:

“Ne jemi shumë të lumtur me të. Mënyra sesi ai luan është mbresëlënëse, veçanërisht në dy ndeshjet e fundit, në duelet kundër Salah dhe Sterling. Ai është shumë i ri dhe shpresoj që ne ta ndihmojmë sa më shumë, në karrierën e tij pranë klubit”.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll